Në korrik të vitit 2020, deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi u rikthye me një mesazh të fortë për anëtarësinë e PS-së në Kombinat në Tiranë, duke kërkuar më shumë vizion dhe më pak interes. Ai apeloi për një Parti Socialiste që të mos jetë vetëm një strukturë për vende pune, por një organizatë që frymëzon dhe mendon politikisht. Sipas tij, PS duhet të jetë “partia e ëndrrave”, jo e llogarive personale. Sot, mesazhi i tij tingëllon më aktual se kurrë, te cilin Z. Koçi e ka shpërndarë dje në rrjetet sociale. “Mesazhi im per anetaresine e PS Kombinat 6 Korrik 2020: ( Para shtatorit 2020 kur do rikthehesha ne drejtim te PS Fier) Te dashur anetare dhe dhe anetare te PS Kombinat, te kesaj organizate qe nder vite i ka dhene PS se, demokracise, vete Shqiperise kontribute trimerore, te medha dhe me shume vlera politike e njerezore, po ju drejtoj nje mesazh i cili behet nepermjet publikimit, ne respekt te rregullave qe imponon epidemia.
Ashtu si ju, une vij nga Kombinati politik i Partisë Socialiste, me nje pergjegjesi tejet pikante ne karrieren time partiake, si drejtues, i rreshtuar krah jush per te perballuar me sukses sfiden e perbashket te rradhes, mandatin e trete qeverisës te se majtes socialiste. Kjo eshte nje sfide historike tejet e veshtire per te cilen dobesia ne ide dhe vizion e opozites nuk eshte garanci. Nese cdo anetar i PS kudo ku kontribuon do derdhe ne kete ndermarrje mendjen, shpirtin kembengules dhe palodhshmerine e Edi Rames fitorja eshte E SIGURT! Nuk kam iluzionin e disave prej nesh qe konsiderojne vitet e para te PS me te veshtira se vitet e sotme. Te besh parti socialiste ne nje shoqeri ku struktura e saj mendore flet kapitalistçe eshte tejet e veshtire. Te fitosh nje mandat te trete kur shume individe thone “nuk dua tja di se cke bere ti per Shqiperine ne dy mandate, por cfare ke bere per mua personalisht” vetekuptohet talenti qe duhet ushtruar dhe kompleksiteti i punes qe duhet bere per te demostruar moralin kombetar ne qeverisje dhe certifikuar bilancin e arritjeve, edhe pse me i pasuri i krijuar ndonjehere.
