Rama pakt të fshehtë me Mitsotakis për Himarën, Athina harron Fredi Belerin pas fitores së Tavos, kthen “pllakën” me…

Data

Partia Socialiste rimori Himarën, që e humbi në zgjedhjet e 14 majit 2023, me kandidatin e saj të minoritetit grek, Vangjel Tavo. Këtë herë fitorja është me një diferencë të madhe me 1477 vota plus në krahasim me zgjedhjet vendore të 14 majit, ku kandidati i saj ish kryebashkiaku Jorgo Goro humbi për 19 vota kundrejt Fredi Belerit. Kryeministri Edi Rama e quajti fitore spektakolare rezultatin dhe premtoi se do të jetë në krah të tij për ta kthyer Himarën 2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut. Kjo fitore ka zbutur edhe grekët, të cilët mbyllën “njërin sy” pas burgosjes së Fredi Belerit. Sinjalet se pllaka është kthyer i kanë dhënë mediat greke, të cilat kanë thënë se tani hall kryesor Greqia nuk ka Shqipërinë, por konfliktin me Maqedoninë dhe s’do të konsumohet diplomatikisht me Tiranën.

“Nuk dihet se çfarë do të sjellë e ardhmja, por shumë në Athinë besojnë se, edhe pas lirimit të pashmangshëm të Belerit, Greqia duhet të mbajë një qëndrim parimor. Dhe kjo përkundër faktit se rrethanat aktuale kërkojnë kursim të kapitalit diplomatik, për shkak të zhvillimit paralel të krizës me Maqedoninë e Veriut”, shkruhej në gazetën greke ‘Kathimerini’. Pra pazaret e fshehta të Ramës me Mitsotakis zgjidhën ngërçin e Bashkisë së Himarës. Deri më tani nuk ka patur asnjë kërcënim apo paralajmërim nga Greqia për Shqipërinë pas fitore së kandidatit të Edi Ramës. Gojën grekët “e mbyllën” që në momentin kur Rama vendosi të hidhte në fushë betejë Tavon. Kjo tregoi se çdo gjë është mbyllur në prapaskenë më Athinën pasi kujtojmë se ishin mediat greke të parat që lajmëruan që Rama do të kandidojë në Himarë Vangjel Tavon.

Si e futi në sherr Beleri Greqinë me Shqipërinë?

Greqia, prej fillimit e lidhi qëndrimin e Shqipërisë ndaj çështjes Beleri me pozitën e saj si kandidate për integrimin në BE, duke i quajtur veprime që nuk përputhen me procesin e antarësimit në BE. Deklaratat “kërcënuese” u përshkallëzuan gjatë muajve korrik dhe gusht 2023 dhe kulmuan me deklaratën e Mitsotakis gjatë konferencës së nivelit të lartë në Bruksel në korrik, ku e përshkroi çështjen Beleri si “element të vlerësimit grek të rrugës europiane të Shqipërisë”. Nga ana e tij kryeministri Rama e “injoroi” plotësisht shqetësimin e Greqisë.

Në fillim ai e quajti një çështje të brendshme të Shqipërisë dhe më pas e përshkroi si çështje në duart e drejtësisë me të cilën qeveria s’ka lidhje. Në vijim Greqia nisi përpjekjet e saj për ta çuar çështjen në nivel europian. Ajo përfshiu në raportin e përgatitur nga Komisioni Europian për Shqipërinë në muajin korrik, një amendament të mbështetur nga Partia Popullore Europiane dhe Eurogrupi i së Majtës ku thuhej:

“Parlamenti shpreh shqetësimin për arrestimin e kryetarit të ri të komunës së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve komunale të majit, i cili cënoi prezumimin e pafajësisë dhe pengoi kryetarin e zgjedhur të bashkisë të merrte detyrën, pasi ai mbetet i burgosur deri më sot; nënvizon se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen pezull të pronave të pjesëtarëve të pakicës etnike greke në zonën komunale dhe akuzat për shkelje nga shteti.”

Situata u përshkallëzua në fund të muajit nëntor, kur mediat, fillimisht ato greke dhe më pas në të gjithë rajonin, raportuan lajmin se Greqia do të bllokojë hapjen e kapitujve të parë të negociimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Lajmi referonte një deklaratë të shkruar përmes të cilës Greqia informonte Këshillin e Përhershëm të Përfaqësuesve të BE-së (COREPER) se do të bllokojë procesin e negociimit për Shqipërinë në rast se nuk respektohen të drejtat e minoritarit grek Fredi Beleri. Lajmi se Greqia vendosi veto ndaj hapjes së kapitujve të parë të negociimit ‘mori dhenë’, fill pas mbledhjes në Bruksel në datat 12-13 Dhjetor, ku Këshilli Europian miratoi raportin me konkluzionet mbi procesin e zgjerimit të BE-së. Shkak u bë edhe deklarata e kryeministrit Rama, i cili në një konference për shtyp e quajti veton greke si të paarsyeshme dhe jo të bazuar mbi vlera europiane. Por tani çdo gjë është shuar dhe me fitoren e Tavos atë që nuk dimë janë se çfarë pazari të fshehtë ka arritur Rama me kryeministrin grek?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related