Endri Shabani zbardh pazaret e pista mes Ramës dhe Berishës për të mbajtur njëri-tjetrin në pushtet, modeli që u…

Data

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka komentuar zgjedhjet në bashkinë e Himarës, ndërsa ka akuza të forta në adresën e kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një prononcim për gazetën Shabani zbardh e pista liderit të selisë pa rozë dhe “non mes zotit” për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Po ashtu, ai hedh dyshime të forta për shitjen e zgjedhjeve në Himarë, teksa shton se ky model do të përsëritet edhe në 2025.”

Po të shoh se si u soll PD-ja e bashkuar në këto zgjedhje, të lë të dyshosh se pazari Ramës me Berishën, nuk kërkon vetëm ligjet që po votojnë bashkë në parlament, por edhe shitjen e zgjedhjeve në tavolinë. Shiko vetëm se si i shpallur zgjedhjet e humbura në Himarë një ditë përpara, duke iu thënë votuesve të vetë që nuk ja vlen të shkosh të votosh. Shiko se si iu imponuan simpatizantëve të tire dhe banorëve të Himarës me një kandidaturë që katapultuan nga jashtë pa pyetur njeri. Shikoni figura i dërguan aty që bënin fushatë, duke e ditur shumë mirë se çfarë mendojnë banorët e Himarës për këta persona. E gjithë kjo, është duke ndodhur në nivel makro në të gjithë Shqipërinë”, tha kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani.

Pazaret Rama-Berisha

Menjëherë fitoret e kandidatëve të Partisë Socialiste, Vangjel Tavo në Himarë, Endri Shabani e ka fituar fitoren si pazar mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ai u shpreh se në këtë “marrëveshje” të kryeministrit dhe ish-kryeministrit, Berisha merr vulën e partisë, mban monopolin e opozitës përmes listave të mbyllura, ndërsa Rama veç bashkisë së Himarës, kështu edhe mandatin e katërt. Edhe Shabani ka renditur “bashkëpunimet” e fshehura mes Ramës dhe Berishës për qëllimet në fushën e politikës. “Berisha merr vulën e partisë, Rama merr Himarën. Rama fal hajdutët e votave, Berisha merr komisionet hetimore, dhe siguri nja dy leje ndërtimi. Berisha mban monopolin e opozitës përmes listave të mbyllura, Rama merr mandatin e katërt. Kaq e madhe është!

Pazar për t’ia mbajtur çizmen në popullin shqiptar! Dhe me shpresën që do të bëjë të tjera akoma budallenj, kanë dalë sot të na bindin tani se sistemi zgjedhor nuk ka asnjë rëndësi, meqë Rama fitoi Himarën. Normal po t’ja shes rëndësi, zgjedhjet në tavolinë, sigurisht që sistemi zgjedhor nuk do të bëjë asnjë. Por nëse sistemi zgjedhor nuk do të ketë asnjë rëndësi, si ka mundësi që para një jave Berisha i bashkoi votat me Ramën, këtë bajlozin që ka burgosur në majë të kullës?! Si mund të bashkosh votat me armikun kryesor, për një çështje kaq të parëndësishme sistemi zgjedhor?!

Nëse sistemi zgjedhor nuk paska asnjë rëndësi, përse në 2008-ën dy armiqtë e përbetuar, Rama-Berisha, u morën vesh vetëm për ndryshimin e sistemit zgjedhor? Si ka mundësi që këta burra shteti u takuan natën për Kushtetutën, për një çështje kaq të parëndësishme?! Nëse sistemi zgjedhor nuk paska rëndësi, përse Rama sapo PD-ja ia la fushë bosh në Parlament, e ndryshon sistemin me kushtetutë?! Nëse ishte një çështje kaq e parëndësishme, përse nxitoi ta bënte përpara se të mbaronte mandati i kërpëratave?! Në fakt, për çdo njeri që ka një kuptim elementar për politikën, e di mirë se sistemi zgjedhor është baza e demokracisë. Sistemi zgjedhor ka futur në Parlamentin deputet me 30 vota, dhe ka lënë jashtë parlamentit mbi 10 mijë votuesit e Nismës Thurje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related