Shqarthi’ i interesave korruptive në Kuvend, Eduart Shalsi dhe ish kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dyshohet se janë përfshirë në manipulimin e vendimit dhe mashtrimin e deputetëve për emërimin e Merita Gurabardhit si anëtare e bordit të AMF.

Merita Gurabardhi, prestanome e Besnik Leskajt tek kompania e mikrokredisë AFI (Albanian Financial Institucion shpk) dhe biznes panelesh diellore (EB Energy), duhet të zëvëndësonte në AMF, ‘kunadhen’ Ervin Mete, ish drejtor AMF.
Metes i mbaronte mandati në 2025, por Rama e emëroi ministër Financash në shtator të vitit 2023, lëvizje që solli edhe ndërprerjen e mandatit.
Gurabardhi ishte shefe kabineti e “kunadhes” së financave Ervin Mete. Njihet si “luledelja” e tij, që në kohën kur Mete u bë Drejtor i Përgjithshëm i AMF, duke ngjitur shkallët e pozicionimit të saj brenda këtij institucioni.
