Kryedemokrati Sali berisha ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm Taulant Balla, ku e akuzon këtë të fundit si personazhin kryesor në dosjen “Metamorfoza”.
Duke cituar një shkrim në media, Berisha shkruan se në dosje nuk mungojnë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministra e prokurorë, gjykatës të tjerë.
Ndërsa më tej, kryedemokrati nuk i kursen akuzat ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, për të cilin shkruan se fshin dhe fsheh bisedat që dëshmojnë lidhjet e krimit me nivelet më të larta të pushtetit, implikimin direkt të Ballës në porosi direkte të krimeve të shëmtuara.
Postimi i Berishës:
Metamorfoza e fundit me Taulant Ballën personazh kryesor
Të dashur miq, Tualant Balla del në bisedat e koduara personazhi më qëndror i botës së krimit në dosjen e fundit të metamofozës!
Por në dosje nuk mungojnë edhe Edi Rama dhe ministra e prokurorë, gjykatës të tjerë.
Alitin Dumani fshin dhe fsheh bisedat që deshmojnë lidhjet e krimit me nivelet më të larta të pushtetit, implikimin direkt të Ballës në porosi direkte të krimeve të shemtuara.
Për më shumë hollëso ju ftoj të lexoni artikullin e mëposhtëm që shqyrton dhe sjell për lexuesit të vërtetën e lidhjeve të krimit me nivelet më të larta të politikës dhe fshehjen kriminale të ktryre lidhjeve nga Dumani i partisë!
———
Dëshmitë/ A ka emra politikanësh në bisedat me SKY ECC?
Numri i mesazheve të shkëmbyera mes kriminelëve shqiptarë në SKY ECC dhe telefonat ENCRO është aq i madh sa kur serverat e aplikacioneve u dekriptuan, mediat ndërkombëtare raportuan se shqipja ishte gjuha e dytë më e përdorur në komunikime. Nuk është çudi që dosjet e zbardhura që disponon SPAK nga aplikacionet të jenë aq voluminoze, saqë një pjesë e tyre nuk është lexuar ende.
Deri në këto momente, hetimi ka pasur në fokus elementët kriminalë, të përfshirë në krime të rënda, si organizim vrasjesh me pagesë, rrëmbime dhe gjobëvënie, ndërkohë që janë lënë mënjanë lidhjet politike të grupeve kriminale. është naive të mendosh se bandat më të rrezikshme të Shqipërisë kishin rekrutuar policë, kontrollonin tregun e kumarit dhe ndërhynin tek prokurorët pa pasur mbështetje politike.
Politikani “Tojota Jaris” në përplasjen mes bandave
Pikërisht në këtë linjë ishte edhe kreu i PD, Sali Berisha që thoshte se prokurorët kanë fshirë nga dosjet emrin e Taulant Ballës që u shkarkua si ministër i brendshëm, një ditë para operacioni.
“Personazhi më i lakuar në dosje për të gjitha veprat e zeza është Tualant Balla me tre mbiemra, por komunikimet e tij kriminale u fshehën nga Altin Dumani dhe famozi Alfred Shehu, prokurori kriminel” ka shkruar Berisha, që prej vitesh e akuzon Taulant Ballën se është lidhur direkt me bandat e Elbasanit.
