Vangjel Tavo apo Petro Gjikuria? Himara zgjedh sot kryebashkiakun e ri!

Data

Himara zgjedh sot kryebashkiakun e ri. Kandidati i PS, Vangjel Tavo dhe ai i PD-së, Petro Gjikuria janë në garë “kokë më kokë” për të fituar mandatin e kreut të Bashkisë Himarë.

23.074 qytetarë të Himarës janë thirrur t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur mes dy kandidatëve. Në total janë 36 qendra, votimi është hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00.

Qytetarët e parë himariotë u janë drejtuar kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre për kryebashkiakun e ri.

Ndërkohë shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit u përfundua ditën e djeshme. Përmes një reagimin në “X”, Celibashi bën me dije se janë shpërndarë në çdo pikë kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.

Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit. Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit. Ditën e dielë,  gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t’u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë”, njoftoi Celibashi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related