Rama shkarkon drejtoreshën e “SASPAC” Jona Sulin, njeriun e Kumbaros dhe Beqajt

Data

Jona Suli, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) është shkarkuar ditën e djeshme nga detyra me vendim të Këshilit të Ministrave.

Në këtë detyrë Suli qëndron vetëm 7 muaj, pasi u emërua në krye të kësaj Agjencie që koordinon shpërndarjen e fondeve të BE-së në dhjetor të vitit të kaluar, përmes një procesi farsë, duke zëvendësuar Ilir Beqajn pas nisjes së hetimeve nga SPAK në lidhje me abuzimet me këto fonde, që e çuan pak kohë më parë në burg.

Më parë Jona Suli mbante postin e Sekretares së Ministrisë së Turizmit dhe në atë kohë ajo u përfol se ishte dërghuar në krye të kësaj agjencie si njeriu i Mirela Kumbaros dhe Ilir Beqajt, në mënyrë që këta të dy të kishin aksesin që kërkonin në milionat e Bashkimit Europian.

Vlen të theksohet fakti se nga zbërthimi i telefonit të Ilir Beqajt, u zbuluan bisedat që ai kishte pasur me Mirela Kumbaron, ku kishin biseduar për caktimin e Sulit në krye të SASPAC, si dhe për takime për të drektuar apo pushime.

Gjithashtu janë gjetur edhe e-maile të ardhura nga adresa “[email protected]”, e-mail ne gjuhen angleze dërguar ne drejtim te adresës [email protected], me subjekt “Invitation to the International Tourism Forum of UNWTO and the Ministry of Tourism and Environment of the Republic of Albania, 3-5 April 2023”. Nisur nga këto e-mail, SPAK dyshon se në kohën kur janë zhvilluar bisedat mes Mirela Kumbaros dhe Ilir Beqajt, këta të dy të kenë qenë në dijeni mbi projektet në fjalë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related