Ngjarje tronditëse/ Ndërron jetë 8-vjeçari në Kamëz, dyshohet se…

Data

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bathore, ku një 8-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.

Ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë dëmtimeve të marra. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related