“Të dhënat iu shërbyen grupeve kriminale”/ Salianji prezanton konkluzionet e opozitës për “TIMS-in”

Data

Mazhoranca dhe opozita kanë dalë me dy raporte të ndryshme sa i përket komisionit hetimor parlamentar për vjedhjen e sistemit TIMS në Policinë e Shtetit, teksa konkluzionet e opozitës janë prezantuar nga kryetari i komisionit, deputeti Ervin Salianji në mbledhjen e sotme, e cila është dhe e fundit për këtë komision.

Salianji u shpreh se nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se zoti Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së.

Ai deklaroi se Ervin Muça nuk kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit, nuk kishte kryer trajnimet e detyrueshme në Akademinë e Sigurisë, nuk ishte pajisur me Certifikatën e Sigurimit të Personelit dhe ishte njëkoësisht i punësuar si këshilltar i drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Po ashtu, ka rezutuar nga dëshmitë dhe dokumentet, se procedurat e rekrutimit të ish-drejtorit Besjon Tanuzi dhe drejtorit aktual Enri Ndoni kanë qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. Nga raporti ka rezultuart se emërimi e Drejtores së Hetimit të Krimit Kibernetik Ervina Gjana ka qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar.

Salianji bëri me dije se Gjana nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në hetimin e krimeve kibernetike, certifikata e saj e sigurisë nuk ishte konform detyrës së re.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related