Festa kthehet në ‘tragjedi’/ 32-vjeçarit i shkrepet arma aksidentalisht, plagosen 3 persona, ja si është gjendja e tyre

Data

Tre shtetas kanë përfunduar në spital të plagosur pasi dyshohet se kanë marrë dëmtime të shkaktuara nga një armë zjarri. Sipas policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:35. Një 36 vjeçare një shtetas 36 vjeç dhe një tjetër 34 vjeç janë paraqitur në spital të plagosur. Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm. 34-vjeçari dhe 36-vjeçari pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja 36 vjeçarja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e 32-vjeçarit

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related