42-vjeçari Rigels Kaso, i cili u dhunua disa ditë më parë në Tiranë nga Bajram Gjeleshi, ka ndërruar jetë në spital pasi ndodhej në gjendje kome dhe në intubim.
Kaso u gjet i dhunuar brutalisht mëngjesin e 15 Korrikut në rrugën “Sokrat Miho”, në kryeqytet.
Sipas policisë, ai ishte dhunuar me grushte nga 34-vjeçari dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime të shumta.
- Do takonte të dashurën, por u dhunua brutalisht – Si ndodhi ngjarja
42-vjeçari nga Bilishti ka komunikuar në Instagram me bashkëjetuesen e 34 vjeçarit, Bajram Gjeleshi. Ky i fundit i kishte lexuar bisedat dhe më pas i ka folur Rigels Kasos, nga adresa e partneres së tij, në emër të partneres, ku e ka ftuar për takim pranë pallatit ku jetonte në rrugën në rrugën “Sokrat Miho”.
