IKMT ndërhyn në Radhimë: tensione me banorët për prishjen e 5 objekteve, përfshirë banesa dhe një restorant

Data

IKMT ka ndërmarrë një aksion në zonën e Radhimë mëngjesin e kësaj të premteje, duke u shoqëruar nga forcat e Policisë dhe FNSH.

Sipas informacioneve paraprake, operacioni synon prishjen e pesë objekteve, konkretisht katër banesa dhe një restorant, të cilat dyshohet se janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Ndërhyrja është shoqëruar me kundërshtime nga banorët e zonës, të cilët kanë reaguar ndaj vendimit për shembjen e objekteve. Situata në terren paraqitet e tensionuar, ndërsa autoritetet kanë vijuar me procedurat për zbatimin e aksionit.

Banorëve u është dhënë një afat prej dy orësh për të liruar ambientet përpara nisjes së prishjes, çka ka shtuar shqetësimin dhe reagimin e tyre.

Ky aksion është pjesë e ndërhyrjeve të vazhdueshme për kontrollin e territorit dhe zbatimin e ligjit mbi ndërtimet, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related