Shëndetësia “falas” e Rilindjes në kolaps, Vokshi: QSUT pa ilaçe dhe me kushte skandaloze

Data

Pavarësisht se “Rilindja” e Edi Ramës ka ardhur në pushtet duke premtuar “shëndetësi falas”, sot pas më shumë se 11 vitesh qeverisje jo vetëm që nuk ka asnjë shërbim falas por pacientët shqiptarë janë detyruar të vuajnë si pasojë e korrupsionit galopant që ka përfshirë të gjithë sistemin shëndetësor.

Skandali tek Onkologjiku ishte vetëm “maja e ajsbergut”, një sinjal alarmi që tregon se sistemi shëndetësor në vendin tonë është në kolaps total si pasojë e mungesës së medikamenteve kurse ministrja Koçiu njësoj si kryeministri Edi Rama vazhdojnë propagandën e ditës duke deklaruar se “shëndetësia po ec vetëm përpara”.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar abuzimet në shëndetësi dhe skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë të cilët vetëm firmosin për tendera korruptivë kurse pacientët shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit pa marrë shërbimin mjekësor.

Gjatë fjalës në Kuvend, Vokshi denoncoi “aktet kriminale” që vijnë nga mungesa e medikamenteve në spitalin Onkologjik me pacientët që janë të detyruar të marrin ilaçe jashtë protokollit duke rrezikuar dhe luajtur “bixhoz” me jetën e tyre.

“Është e trishtë që pjesa më e madhe e qytetarëve jo vetëm nuk arrijnë të marrin shëndetësi falas, por nuk marrin as shërbim shëndetësor fare në pjesën më të madhe. Le t’i kthehemi pak dëgjesës së djeshme me Ministren e Shëndetësisë, Drejtoreshën e QSUT dhe shefen e sherbimit të onkologjisë, që jam e sigurt, pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë e kanë ndjekur. Cfarë dëgjuan qytetarët nga deklaratat? Dëgjuan Ministren Kociu e cila tha: kemi arriur sukses me reformat në shëndetësi! Shëndetësia po ecën vetëm përpara! Cfarë tha Drejtoresha e QSUT dhe shefja e shërbimeve (disa video janë bërë edhe virale në rrjetet sociale)?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related