Asgjesohen 29 825 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacionit “Territori i pastër”. Bimët narkotike u zbuluan në territoret e njësive administrative Shosh ,Guri i Zi, Ana e Malit dhe Postribë. Në pranga është vënë një 56 vjeçar si autor i kultivimit të disa bimëve narkotike banues në fshatin Kokëdodë, Fushë Arrëz.
Njoftimi i policisë:
Në bazë të koordinatave të siguruara paraprakisht, nga monitorimet me dron, të kryera nga shërbimet e DVP Shkodër dhe komisariateve në varësi të saj, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, u kryen një sërë kontrollesh nga ajri, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, me objektiv goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Shosh ,Guri i Zi, Ana e Malit dhe Postribë, dhe asgjësuan 29 825 bimë kanabisi;
-shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 70 bimë kanabisi. Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi P. A., 56 vjeç, banues në fshatin Kokëdodë, Fushë Arrëz.
