Plagosi me gërshërë 24-vjeçarin pas një konflikti, i riu përfundon në prangat e policisë

Data

Arrestohet një person dhe procedohen katër të tjerë në Korçë e Maliq. Bëhet me dije se është arrestuar 28-vjeçari F.H pasi ka goditur me gërshërë për motive të dobëta një 24-vjeçar i cili ndodhet në spital për mjekim

Ndërkohë janë proceduar penalisht katër persona për djegie me zjarr të një sipërfaqe toke, konfliktim fizik si dhe zaptimi i tokës shtetërore. Me rastet do të merret Prokuroria Korçë.

 

Njoftimi i Policisë:

Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-A. Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë, pasi në kodrat e fshatit, dyshohet se nga pakujdesia ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me bimësi;   

-A. D., 29 vjeç dhe Dh. F., 50 vjeçe, banues në fshatin Shëngjergj, Maliq, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin; 

 -V. P., 62 vjeç, banues ne fshatin Bregas, Maliq, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke shtetërore.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related