“Është ndërhyrë në sistem për heqjen e skadencës së ilaçeve”/ Deputetja e PD-së, Albana Vokshi akuza në Komision

Data

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka deklaruar në Komisionin e Shëndetësisë, se sipas informacioneve të saj, është ndërhyrë në sistem me urdhër të ish-drejtoreshës së QSUT, Albana Fico, për të hequr skadencës së ilaçeve.

“Në informacionin që unë kam e ka bërë ish-drejtoresha e QSUT, Albana Fico, e ka urdhëruar personalisht ajo vetë heqjen e datës së skadencës, duhet të shkojë para drejtësisë kushdo që e ka bërë”, u shpreh ligjvënësja demokrate. Por Vokshi është përplasur me deputët e maxhorancës që cilët janë shprehur se deklaratat e saj janë mashtrime dhe se po përhapte panik.

Pjesë nga debati:

Albana Vokshi: A ka sasi të skaduara tani që ne flasim në QSUT? Cila farmaci e ka në ngarkim dhe a keni ndërhyrë ju në sistem për të hequr datën e skadencës që ka qenë 31 dhjetor i këtij medikamenti për ta rifutur prapë në sistem? Nëse ju ndërhyni në sistem për të hequr datat e skandencës, ky do të ishte një skandal dhe kushdo që e ka urdhëruar, në informacionin që unë kam e ka bërë ish-drejtoresha e QSUT, Albana Fico, e ka urdhëruar personalisht ajo vetë heqjen e datës së skadencës, duhet të shkojë para drejtësisë kushdo që e ka bërë. Është kriminale, por unë do t’ua vërtetoj, po pyes ministren.

Ilirian Pendavinji: Duhet të thuash ku e ke marrë informacionin

Albana Vokshi: Po pyes ministren se ajo duhet ta kontrollojë. Në vend që t’i thuash ministres çfarë po bën më thua mua që mos fol. Hesht, mos u bëni mbrojtës të këtyre skandaleve kriminale dhe më lër të flas.

Ndërhyn: Kërkoni ndjesë

Albana Vokshi: Kjo që thashë është skandal nëse është e vërtetë. Ka edhe më shumë, por ju i fshini! Hesht pra!

Ilir Metaj: Kërko ndjesë

Albana Vokshi: Është turp të bëheni mbrojtës të këtij korrupsioni dhe abuzimi skandaloz. Unë them është ndërhyrë në sistem për të hequr datën e skandencës

Ilir Metaj: Mashtrove

Albana Vokshi: Nuk kam mashtruar! Ose nxirre përjashta, ose heqi të drejtën e fjalës. A jeni prindër

Ilir Metaj: Lëri etikën, por mos mashtro

Albana Vokshi: Do t’ua tregoj ndotjen akustike, prisni. Morën urdhrin për të bërë zhurmë. Ministrja duhet të kishte dhënë dorëheqjen, s’duhet të ishte këtu. A keni ju rifutur në sistem një sasi prej 1137 flakonë duke hequr datën e skadencës? Mbani shënim se ka edhe skandale të tjera

Ilir Metaj: Po përhap panik

Albana Vokshi: Mbaj përgjegjësi. Nuk më bëni do të hesht (U drejtohet maxhorancës) Këto po mbjellin vdekjen

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related