Kryeministri Edi Rama në një takim me kryebashkiakët tha se një sulm i organizuar është marrë nga disa anë për të goditur turizmin shqiptar. Rama tha se sistemet e sigurisë kombëtare janë aktivizuar dhe kanë identifikuar profile false që po përdoren për këtë sulm
Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe, të sigurisë kibernetike. Shumë profile false që përdoren për këtë sulm. Kjo është njëra ana e medaljes që vlen për diçka tjetër, vlen për të kuptuar që ajo që vjet ishte një çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës erdhi me sfida të reja. Sfida komplekse që kanë të bëjnë me të gjithë elementët.
Komisoni Europian i Udhëtimeve nxori një klasifikim dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje të fluksit të turizmit, pastaj vjen Serbia me 48%, Mali i ZI, Turqia.
Pjesë e këtij sulmi është një përpjekje shumë e ulët për të thënë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë. Nga janari në qershor janë 1.7 mln hyrje të qytetarëve të Kosovës, ose 25% më shumë se vjet.”
