Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka gjatë seancës parlamentare i ka drejtuar 4 pyetje kryesore rreth çështjes së inceneratorëve kreut të SPAK, Altin Dumani, ku Erion Veliaj ka kaluar kontratat e mbetjes nga ndërmarrja publike e Sharrës në një firmë të tij private.
“A janë hetuar arsyet e këtij kalimi dhe a ka të bëjë ky akt me këtë çështje korruptive? -pyet Plaoka.
Në fakt pyetjet e mia lidhen po me inceneratorit që zoti prokuror e quajti krim intelektual dhe këta intelektualët që vjedhin miliona po sipas tij janë të zotë dhe i fshehin krimet e tyre
Në rastin e inceneratorit e vetmja zotësi dhe e vetmja fshehje që kanë bërë me zotësi këta është vetë inceneratori, vetëm atë nuk e sheh askush se të gjitha faktet e tjera pastaj janë ulëritëse.
Pyetjet e mia lidhen me çështje konkrete dhe përgjigjen tashmë e di,e kam dëgjuar disa herë dhe nuk është i fshehtë fakti që po i kthej pyetjet në një formë tjetër.
1. Për depozitimin e mbetjes në Bashkine e Tiranës sot Erion Veliaj paguan 29 milionë euro ndërkohë që vetëm pak më parë se ta merrte në dorë këtë çështje paguheshin vetëm 11 euro, dhe kjo nuk është e fshehtë më për askënd?
2. Veliaj ka kaluar kontrat e mbetjes nga ndërmarrja publike e Sharrës në një firmë të tij. A janë hetuar arsyet e këtij kalimi dhe a ka të bëjë ky akt me këtë çështje korruptive?
3. Të njëjta kompani kanë gjithmonë si titullarë Zoton, por që në fakt pas tyre fshihen figura politike, kësaj kompanie i janë dhënë 15 milionë euro për heqjen e mbetjeve nga ‘Portoromano’ pa kryer asnjë procedurë zyrtare.
4. Klodian Zotos i janë paguar mbi 2 milionë euro për zgarat lumore në Shkumbin dhe Ishëm, ku paratë janë marrë e zgarat nuk i sheh njeri, por këta intelektualisht kanë arritur t’i fshehin mjaft mirë.
