Përparim Kurti, 48 vjeç, është vënë në pranga nga policia pasi subjekti të cilin ai kishte në pronësi, gërryente lumin Mat dhe merrte inertet.
Bëhet me dije se vprimtaria në këtë subjekt kryhej në kundërshtim me ligjin, sepse përveç se dëmtonte mjedisin, kryhej pa dokumentacionin përkatës, punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara.
48-vjeçarit iu vendos gjithashtu masa administrative 2 000 000 lekë, për veprimtarinë e kundërligjshme në këtë subjekt.
“Si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve të vazhdueshme, të mbështetura te puna e inteligjencës policore dhe që kryhen në të gjithë territorin, me fokus prandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Komisariatit të
Policisë Kurbin, në bashkëpunim me IKMT Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Riverside”.
