Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka komentuar tubimin e të opozitës para Kryeministrisë, teksa u shpreh se në këtë protestë mungonte nervi i motivimit. Murrizi ndër të tjera theksoi se lideri i opozitës Sali Berisha duhej të fliste para dhe jo në fund të protestës kur shumë nga të pranishmit u larguan. Ndër të tjera gjatë intervistës për “Klan News”, ai tha se Berisha duhet të ndryshojë sjellje me ata që ka përreth, të cilët i paraqet si lidera, si dhe duhet një motivim më i madh për atë që opozita do të bëjë. Ndërkohë zoti Murrizi nxori blof Berishën që e shiti tubimin e të enjtes që shkoi si më të madhin, teksa theksoi se nuk mund të thuhet se ka qenë protesta më e madhe nga shtator 2021 e deri më sot.
E para doja t’ju kritikoja, pasi nuk ishte protestë por tubim. Protesta është akt i shfryrjes së mllefit dhe revolta e qytetarëve ndaj vjedhjeve, keq qeverisjes, arrogancës, harbutllëkut e çizmes së pushtetit në fyt. Protestë bëjnë grekët kur djegin Athinën, protestë bëjnë gjermanët kur ngrihet karburanti me 1 cent dhe bëjnë blockout të gjithë shtetin, protestë bën rumunët kur hodhën deputetët në kazan të plehrave e ndërsa këto janë tubime elektorale.
Çdo gjë që ka një rregji dhe merret përsipër nga një subjekt opozitar, nuk janë protesta. Në 34-vite ne nuk kemi patur protesta, as PD e PS. Edhe ai i 21 Janarit është mercenarizëm me pagesë, që ndodhën katër vrasjet fatkeqe. Është tubim politik sa kohë që Flamuri apo Myslymi bën protokollin dhe thotë do flasi një mësuese fizike, dy që bëjnë punë në laborator kimie, një për Himarën e një për Dropullin. Për mendimin tim Berisha duhet të fliste në fillim, pasi nuk mund të rrinin njerëzit e ardhur nga rrethet në pisk të vapës për të pritur Berishën.
-Për cilin e keni fjalën zoti Murrizi?
Për cilindo, nga të keni qef ju, për cilindo që kërkon të vjedh ose duke ngatërruar një event siç është tubimi, një event para elektoral me fondet e buxhetit të shtetit. Këto shejtan që janë mësuar të vjedhin, duan me vjedh edhe mitingun, iu flasin të pranishmëve sikur i kanë të vetët, dalin e bëjnë xhiro në krye të atyre, sikur kanë ardhur për ato. Ndaç nga parti ndaç nga bisbiq politik nga ana e PD që mendojnë se bëhen faktor meqë rijnë të balli i kamerave për t’u dukur.
