Sali Berisha shton përpjekjet për të dalë nga izolimi, ankohet në Strasburg dhe kërkon lirimin nga…

Data

Pas 6 muajsh “arrest shtëpiak” dhe një seriali të gjatë kërkesash në Shqipëri të gjitha të refuzuara, ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar Gjykatës së Strasburgut, me shpresën se do të dalë nga izolimi. Përmes një kërkesë padie avokatët e Berishës i kërkojnë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që të ndërhyjë për heqjen e masës që e konsiderojnë të pabazuar në ligj. Veç kësaj Berisha i numëron gjykatës së Strasburgut të gjitha përpjekjet që bëri në vendin e tij me kërkesa të vazhdueshme për zhbërjen e masave shtrënguese përfshi edhe kërkesën për ta shoqëruar në Parlament

Por gjykatat sipas mbrojtjes së ish-kryeministrit i shkelën të drejtat , jo vetëm duke mos e dëgjuar, por edhe duke i zbardhur vendimet ngadalë. Duke thënë se gjykatat i zbardhën vendimet me vonesë Berisha përmend edhe gjykatën e lartë që një vendim të muajit mars e zbardhi dy muaj me vonesë. Kjo situatë e bën të qartë se përse ish kryeministri shkoi direkt në Strasburg , pa shteruar dhe pa pritur edhe Kushtetuesen. Sidomos kur gjithçka po ndodh në gjyqësor në dosjen Partizani është më tepër procedurë. Nga njëra anë prokuroria e posaçme që shkoi në hetime me kohë shtesë deri në tetor për të tre të dyshuarit Berishën, Malltezin dhe Bektashin, raporton “Top Channel”.

Dhe nga ana tjetër, sidomos ish kryeministri që përpos politikës ka ndezur dy vatra të tjera gjyqësore. Njëra për heqje të masës së arrestit shtëpiak. Merr përgjigje në gjykatën e lartë më 16 korrik. Dhe tjetra në 19 korrik, në gjykatën antikorrupsion e cila ka urdhëruar avokatët të njihen me punën dy mujore të prokurorisë vetëm mbasi të kenë paguar shpenzimet gjyqësore por nuk është surprizë që si çdo hap tjetër të kundërshtohet. Ish-kryeministri pritet të mos ankohet të mos e godasë dhe të mos e kundërshtojë në gjykatë zgjatjen e afateve të hetimit. Por sakaq po bëhet gati që në këto temperatura të larta t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një seri pretendimesh.

Reagon Berisha

Ndërkohë dje kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar, teksa u kujtoi demokratëve sakrificat e tyre përgjatë tre viteve të fundit, si ato brenda partisë dhe ato me pushtetin kriminal të Edi Ramës. Duke folur para mbështetësve të tij nga dritarja e banesës ku qëndron i izoluar, ai hodhi akuza të forta ndaj qeverisë. “Tani e tutje, fokusi dhe energjia jonë do shkoj vetëm në një detyrë, vendosjen e qeverisë teknike. Çdo demokrate dhe demokrat, çdo opozitare dhe opozitar, çdo shqiptare dhe shqiptar që përjeton me dhimbje zbrazjen e tmerrshme të dheut të vet, duhet ta dijë se qeveria teknike është kushti i te gjitha kushteve që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira. Është detyrimi i të gjitha detyrimeve që ne si opozite shqiptarë kemi, është premisa pa të cilën nuk ka ndryshim, nuk ka votë të lirë, nuk ka rotacion.

Dhe për këtë, sot ne kemi mbështetjen e shumicës absolute të shqiptarëve. Sepse ne e provuam qe jemi shpresa e vetme për Shqipërinë. Dhe si shpresa e vetme e Shqipërisë, ne kemi misionin hyjnor për ta shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti, diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjeve të shqiptarëve e Edi Ramës. Prandaj sot, le të ecim të vendosur drejt ndryshimit, drejt fitores. Dhe nëse qëllon të keni dyshime, kujtoni pak: Sa herë keni dëgjuar se foltoret do të ishin dështim? Por me foltoret ne shpëtuam opozitën. Sa herë dëgjuat që shqiptarët na kanë braktisur. Por në tre protesta, më 7 korrik të vitit 2022, më 20 shkurt dhe në protestën e djeshme ne thyem rekord pas rekordi për pjesëmarrje. Sa herë dëgjuat këto 3 vite se Berishës i ka ardhur fundit, kur në fakt në 3 vite, arritëm nga një grusht opozitarësh në shumicën numerike dhe politike të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related