Rritje të rasteve me Covid-19, flet epidemiologia Hysa: Covid ka qarkulluar dhe do qarkullojë

Data

Epidemiologia Dhurata Hysa ka bërë me dije se ka patur rritje te rasteve me COVID-19. Ajo u shpreh se nga 0 incidenca dy muaj më parë, ka shkuar në 10 raste. Dhembja e pjesës së përparme të kokës, temperatura 37-37.5 gradë celcius, dhembja e muskujve dhe e grykëve, janë disa nga simptomat e COVID-19.

“Covid ka qarkulluar dhe do qarkullojë. Befasuese është që në muajin e fundit patëm rritje të rasteve të të infektuarve me COVID. Nga 0 incidenca kalon në një numër mbi 10 raste. Mjekët rekomandojnë fillimisht kryerjen e testit. Nuk ka klinikë serioze dhe nuk paraqet problematikë, por të ndiqen, monitorohen që sëmundja të mos agravojë dhe të ndërpriten hospitalizimet. Pacientët kanë dhembje koke dhe pas kryerjes së testit rezultojnë pozitiv. Temperaturë 37-37.5, dhembje muskujsh, dobësi të përgjithshme dhe dhembje gryke”, deklaroi Hysa. Epidemiologia u ndal më tej edhe te rritja e rasteve me virozat e stinës, ku temperaturat e larta sipas Hysës, janë shkaktari kryesor i këtyre virozave.

“Virozat i kemi prezente në ccdo stinë, por aktualisht jemi në stinën e verës ku temperaturat janë tepër të larta dhe kjo do ketë ndikim në jetën e qytetarëve. Në hko0dër kemi rritje të ndjeshme të numri të rasteve te virozave, kryesisht te moshat pediatrike dhe moshat e thyera. Virozat shkaktohen nga temperaturat e larta të cilat ndikojnë në gjendjen e përgjithshme të shëndetit të qytetarëve. Fëmijët kërkojnë një higjienë absolute, higjiena është primare në shëndetin e tyre. Temperaturat e larta kërkojnë konsumimin e ujit të sigurt gjatë gjithë ditës. Gastroenteritet janë në rritje për shkak të temperaturave të larta, fëmijët paraqiten me të vjella, diarre, humbje të lëngjeve, dhembje barku, simptoma të cilat paraqiten te moshat pediatrike 1-5 vjeç që janë dhe moshat më të prekura.

!Kemi dhe infeksionet respiratore të sipërme dhe të poshtme të cilat prekin aparatin e frymëmarrjes, dhembje koke, temperaturë 38-40 gradë celcius, rrjedhje hundësh, dhembje muskujsh. Nëse ne nuk i ndjekim që në fillim me konsulta, mund të kemi edhe komplikacione të cilat mund të kalojnë në bronkopneumoni, mund të kemi prekje të veshit, grykëve. Ka një rritje të këtyre infeksioneve respiratore të poshtme. Nënat duhet të jenë tepër të kujdesshme në higjienën e fëmijëve. Uji duhet të jetë I sigurt, i kontrolluar nga institucionet shëndetësore. Po ashtu, duhet që edhe lëngjet e frutave të konsumohen sa më shumë. Duhen fruta të freskëta. Ushqyerja duhet të jetë korrekte dhe të mos mbahen për një kohë të gjatë në frigoriferë”, tha Hysa.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related