Kjo nuk është e fundit! Ja kur do të ngrihemi sërish’/ Këlliçi: PD nuk ndalet!

Data

Belind Këlliçi anëtari i kryesisë së PD ka paralajmëruar që protesta e sotme e opozitës para kryeministrisë, nuk është e fundit për këtë sezon.Në një prononcim për mediat , Këlliçi tha se “pa shkuar para drejtësisë ata që abuzojnë me fondet publike, PD nuk ndalet”.

I ndalur tek pjesëmarrja e qytetarëve në protestë, ai tha se ka pasur me mijëra qytetarë që i i janë përgjigjur thirrjes së opozitës.

Këllëçi: Pjesëmarrja flet vet, jemi në mes të sezonit veror, në 11 korrik, ka pasur me mijëra qytetarë që i i janë përgjigjur thirrjes së opozitës. Kjo nuk është protesta e fundit që ne bëjmë për këtë sezon. Ajo që mund t’ju konfirmoj është se sot java, në datë 18 ditën e enjte do të ketë sërish protestë tek bashkia, në orën 11 paradite. Pa shkuar para drejtësisë ata që abuzojnë më fondet publike, që vjedhin taksat e qytetarëve çdo dit  PD nuk i ndal protestat. Protesta e sotme foli vet, me folësit me simbolikat, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme dhe kërkesën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related