U arrestua teksa lëvizte i armatosur, kush është Andrea Bregasi? 33-vjeçari qëlloi me armë drejt një automjeti në “Don Bosko”, policia vendosi shpërblim për “kokën” e tij

Data

Policia e Durrësit ka kapur dhe ka vënë në pranga 33-vjeçarin, Andre Bregasi, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë.

Bregasi ishte i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë në Tiranë në vitin 2023.

Andrea Bregasi qëlloi me pistoletë mbi mjetin që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefin.

Ky i fundit lajmëroi menjëherë policinë, ndërkohë që plumbat për fat të mirë nuk prekën 42-vjeçarin dhe dy pasagjerët e tjerë.

Andrea Bregasi pas ngjarjes është larguar me këmbë, ndërkohë që u filmua edhe nga kamerat e sigurisë në këtë zonë.

Policia pas ngjarjes vendosi 5 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion të vlefshëm për të.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related