Vendimi i GjK, me rëndësi për kryerjen e hetime të plota parlamentare, pa u kufizuar nga forca e kartonëve

Data

Nga Av. Henri Bici

Koment për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet e njëanshme në ligjin për Komisionet Hetimore

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me shfuqizimin e disa neneve të ligjit nr. 106/2023, “Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 8891, Datë 02.05.2002, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit” është shumë i rëndësishëm dhe duhet parë si një sinjal pozitiv që Gjykata Kushtetuese dha në lidhje me të drejtën e ngritjes së Komisioneve Hetimore dhe ecurisë së porcesit të hetimit.

Dua të ndalem në dy pika të vendimit të Gj.K, që në këndvështrimin tim, janë shumë të rëndësishme në lidhje me objektin e ngritjes së Komisioneve Hetimore dhe kryerjen e një hetimi sa më të plotë dhe të gjithanshëm.

Duke ju referuar Nenit 77 pika 2 i Kushtetutës së RSH, i cili përcakton se: “Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore.”, vërehet se objekti i komisioneve lidhet me shqyrtimin e një cështje të vecantë, por pa përcaktuar kritere paraprake mbi llojin e cështjes.

I njëjti përcaktim është mbajtur në nenin 25 të Rregullores së Kuvendit, citojmë: “Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesën e një të katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë një komision hetimi, për të shqyrtuar një çështje të veçantë” dhe në nenin 3 pika 1 të ligjit Nr. 8891, datë 02.05.2002 , “Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, i cili shprehet se “ Komisionet hetimore të Kuvendit krijohen për të hetuar çështje të veçanta sipas pikës 2 të nenit 77 të Kushtetutës”.

Me ndryshimet e bëra me ligjin 106/2023, ligjvënësi përcaktoi disa kritere për objektin e veprimatrisë së komisoneve hetimore, cka do të bënte rrjedhimisht të cënohej percaktimi ligjor i dispozitave sipërcituara pasi komisonet hetimore tashmë nuk do mund të hetonin për cështje të vecanta që nuk plotësonin kriteret e përcaktuara në pikën 1 të nenit 5 të ligjit për komisoet hetimore.

Ky ndryshim i jepte të drejtën Kuvendit të shyrtonte paraprakisht objektin e komisonit dhe nëse në vlerësimin e tij ky objekt nuk përputhej me kriteret e përcaktuara rishtas me ligjin 106/2023, ngritja e komisionit do të refuzohej.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related