Deputeti i PD-së, Dashnor Sula shprehet se 6 nga 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit janë të papërfaqësuara në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë një postimi në rrjete sociale, Sula ndalet te primaret e Partisë Demokratike, ku shprehet se ‘demokratët e bashkisë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh e zgjodhën kandidatin me të cilin donin të përfaqësoheshin duke më nxjerrë më të votuarin e qarkut. Më tej, Sula shton se ‘në selinë blu “SPAK-istët” janë problematikë dhe duhen përjashtuar nga lista e mbyllur dhe ajo e hapura.
“6 nga 7 bashkitë e Qarkut Elbasan në listën e PD janë të papërfaqësuara.
Nē zgjedhjet e 2021 bashkitë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Librazhd, Përrenjas i çuan Partisë Demokratike 26.583 vota, mjaftueshëm për tre mandate deputetësh në Parlament. Por pavarësisht këtij fakti kaq të rëndësishëm pas 11 majit këta qytetarë nuk do të kenē ë asnjë përfaqësues në Parlament sepse në listën e mbyllur të PD në Elbasan nuk ka asnjë kandidat që përfaqëson këto zona.
