Konferenca Kombëtare për të Drejtën e Informimit, Rama ndalet te informacionet e përftuara nga gazetarët të sekreteve hetimore: Nuk është më detyrim që ta ruajë, përgjegjësi mban prokurori

Data

Kryeministri Edi Rama pjesëmarrës në konferencën e gjashtë Kombëtare për të “Drejtën e Informimit” në fjalën e tij ndër të tjera foli edhe për nxjerrjen e sekreteve hetimore.

Ai tha se nuk është përgjegjësi e gazetarit që të ruajë sekretin hetimor në momentin që atij i bie në dorë një i tillë, por e atij që ia ka dhënë atij në këtë rast prokurori.

“Ka ndodhur edhe në një moment te caktuar gjatë kohës së pandemisë, kur prokuroria iu vu mbrapa disa gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekreti hetimore, sepse ato nuk i disponojnë ata i disponojnë prokuroret. Kur gazetaret i bie ne dore sekreti nuk është më detyrim i tij të ruaj sekretin dhe nuk shkon drejt tij hetimit, port drejt atyre qe ia dhanë atij” tha Rama.

Ai po ashtu kritikoi institucionet e drejtësisë  për mungesë të dhënies së informacionit të ëebsitet e tyre zyrtare, duke theksuar se i vetmi shembull pozitiv është Gjykata Kushtetuese.

“Po i referohem dhe Kushtetueses, sepse me duket një shembull për t’u marrë  që Kushtetuesja nuk i le asnjë fite kohë spekulimeve por menjëherë publikimet vendimet e veta. Kam vënë re që kryetarja e Kushtetuese bën shpjegimet per vendimet e vete  dhe ky është shembull.

Nëse “Fiks” apo “Stop” do hynin ne websitet e këtyre institucioneve do të qeshnin me prapambetjen e tyre”, shtoi ai.

Kryeministri në fund propozoi krijimin e një bordi, me pjesëmarrjen e qeverisë, komisionerit, por edhe institucioneve e agjencive të tjera për të monitoruar procesin.

“Unë mendoj se është koha që në të krijojmë një bord kombëtar, apo komitet kombëtar, me pjesëmarrjen të qeverisë, nuk diskutohet pushteti vendor. Kam vënë re që niveli për të drejtët e informacionin në nivel vendor është ende më problematik. Me komisionerin dhe institucione e agjenci të tjera, ku do të jemi të hapur ti marri si sugjerim për të pasur një plan të përbashkët punë për të monitoruar procesin e transparencës dhe sigurimin e të drejtës së informimit” përfundoi ai.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related