Krimi i dyfishtë pasioni?/ I riu q*lloi të dashurën dhe më pas veten, ja ku u gjetën 2 të rinjtë në Shkodër

Data

Detaje të reja dalin nga ngjarja e dyfishtë në Shkodër ku një i ri dyshohet se ka qëlluar të dashurën me armë zjarri dhe më pas ka vrarë veten. Kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë parë dy të rinjtë brenda makinës tip Volkswagen në lagjen “Mark Lula” dhe njoftuan policinë.

Vajza është dërguar me ambulancë në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i dashuri i saj ka ndërruar jetë në makinë. Sipas të dhënave paraprake, i riu ka qëlluar të dashurën me plumb në kokë, ndërsa arma e dyshuar e krimit është gjetur në mjet.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Dyshohet se fillimisht ka pasur konflikt mes djalit dhe vajzës brenda makinës, e më pas janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related