Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Data

Ministrit aktual të Mbrojtjes, Niko Peleshi mund t’i hapen probleme me drejtësinë. Faktet tregojnë se ai ka mashtruar me dëshminë e tij para prokurorëve të SPAK kur ata e pyetën për një udhëtim që ai ka kryer me Klodian Zoton në Itali në vitin 2013, kur mbante detyrën e kryetarit të Bashkisë së Korçës. Peleshi ka deklaruar për atë udhëtim se nuk e dinte kush i kishte paguar shpenzimet, por “besoj se Ujësjellësi i Korçës, meq?ë ata ma bënë ftesën”. Gjithashtu, Peleshi mohoi që të kishte udhëtuar me Klodian Zoton në atë udhëtim, për të cilin kishte dëgjuar se shërbente si një lloj konsulenti për një projekt në letër të Ujësjellësit të Korçës, për ndërtimin e një impianti fotovoltaik.

Dëshmia e Niko Peleshit

“Kam përshtypjen se kanë qenë të njëjtët njerëz, ose i njëjti grup që ka bërë edhe zëvendësimin e matësve të ujit, sipas perceptimit tim, pasi fiks nuk e di kush kanë qenë në kontratë. Personi që unë mbaj mend është Klodi Mërtiri. Unë me Petritin, e kemi takuar Klod Mertirin. Në kuadrin e gjetjes së kësaj zgjidhje, Petriti më ka thënë se edhe ai nuk ishte i bindur se çfarë ishte kjo gjë, por të shkonim në Itali te shihnim një zgjidhje të aplikuar të fermave fotovoltaike. Mesa me kujtohet duhet të ketë qenë para zgjedhjeve të vitit 2013, ndoshta nga pranvera e këtij viti, kur jam nisur bashkë me Petritin, për në Itali. Udhëtimi është kryer me avion. Nuk më kujtohet të ketë qenë me ne ndonjë person tjetër përveçse unë me Petritin. Në këtë kohë, oferta ishte dorëzuar pranë UKKO-së dhe Petriti më tha që të shkonim në Itali. Pra Petriti e kishte marrë ofertën dhe po punonin për ofertën. Në Itali nuk me kujtohet se në çfarë vendi kemi shkuar por kur kemi shkuar aty kemi takuar Klod Mërtirin dhe nja dy persona të tjerë italianë që ishin të kompanisë ku do shihnim zgjidhjen e aplikuar të impiantit fotovoltaik. Kemi fjetur në një hotel, nuk më kujtohet sa kemi qëndruar por besoj vetëm një natë. Unë kam fiksuar që kam qenë në të njëjtin hotel me Petritin por nuk mbaj mend persona të tjerë. Nuk më kujtohet nëse Klod Mertiri ka qëndruar në të njëjtin hotel me ne. Emri i hotelit nuk më kujtohet. Ne lidhje me pagesat për qëndrimin në hotel dhe për biletën e avionit, pra për gjithë udhëtimin, unë nuk kam bërë pagesa pasi isha i ftuar nga ndërmarrja UKKO Korçë dhe në këtë mënyrë prezumoj që pagesat i ka kryer kjo ndërmarrje. Ne pamë në Itali një fermë fotovoltaike që prodhonte energji dhe në perceptimin tim vura re se që nga aplikimi i shoqërisë së interesuar duhet të kryeheshin edhe një sërë procedurash të tjera. Pra dukej që ishte një procedurë që do të zgjaste. Dua të them se të realizuar, unë këtë vepër në UKKO Korçë e kam parë rreth vitit 2019, kur kam shkuar në Korçë me deputet e komisionit të veprimtarive prodhuese dhe nder të tjera kemi vizituar edhe ndërmarrjen UKKO dhe impiantin e trajtimit të ujërave të përdorura. Kur vizituam kete impiant, na u tregua edhe impianti fotovoltaik që prodhonte energjinë për impiantin e ujërave të përdorura. Prezantimi ka qenë si një histori suksesi nga ana e përfaqësuesve të ndërmarrjes së UKKO-së. Kjo ka qenë hera e parë që unë e shihja këtë projekt të zbatuar. Ndërkohë nga momenti kur bëmë këtë udhëtimin e punës në Itali deri në lidhjen e kontratës dhe kryerjen e procedurave, kanë kaluar disa muaj, sepse më kujtohet se kur unë u largova nga pozicioni i kryetarit”, tha ai ndër të tjera para SPAK. Pra, Peleshi mohonte që të kishte udhëtuar me Zoton.

Ish-drejtori i Ujësjellësit e nxjerr zbuluar

Por, një tjetër version jep Petrit Tare, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës dhe organizatori i atij udhëtimi. “Në këtë vizitë kam udhëtuar me Klodian Zoto dhe Niko Peleshin, nga Tirana nëpërmjet Rinasit në drejtim të Barit. Më pas atje kemi udhëtuar me makinë me qera për në Romë… Makinën e ka paguar Klodiani, i cili kur zbritën në aeroportin e Barit, ka shkuar ka marë makinën dhe më pas është kthyer duke i marë të gjithë e më pas janë nisur drejt Romës….Biletën time të avionit e ka paguar Klodian Zoto, ndërsa për Niko Peleshin, nuk më kujtohet”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related