“Më vjen keq…”/ Saimir Tahiri thirret në SPAK, merret për 2 orë në pyetje, ja çfarë deklaroi ish-ministri

Data

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mesditën e sotme.

Pas dy orë e gjysmë ka dalë dhe është shprehur: “Me vjen keq qe keni qëndruar kaq gjatë! S’kam asgjë për të thënë! Mirupafshim!” Saimir Tahiri ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 12:55 i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia. Mësohet se ish-ministri është thirrur për t’u marrë në pyetje pasi ndaj tij ka nisur një hetim pasuror.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u lirua nga qelia më 2 qershor 2023, pas më shumë se një viti në burg.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related