Ndërron jetë poeti i madh Agim Doçi, reagon Lulzim Basha: Shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore

Data

Personalitete të fushës së artit dhe politikës kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit të njohur Agim Doci.

Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shprehet se Doçi ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore.

“I trishtuar nga lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta i poetit të muzikës Agim Doçi!

Një personalitet i apasionuar, një shpirt i pasur dhe një tekstshkrues këngësh brilante, Doçi ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta! Mendimet dhe lutjet për familjen Doçi, të afërmit, miqtë dhe kolegët!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related