Zëdhënësja e grupimit euroatlantik të PD, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat, ka denoncuar dje korrupsionin në Unazën e Madhe të Tiranës që është bërë shkaktar i vonesës për përfundimin e punimeve. Ajo shprehet se ky projekt është kthyer në një dëm të dyfishtë për qytetarët, si nga ana financiare por edhe nga trafiku dhe mbingarkesa në qarkullim. Sipas Karabinës, në 6 vite qeveria ka bërë rreth 300 metra rrugë në vit, ndërsa shifrat me të cilat ndërtohet ky segment rrugor janë deri 9 herë më të larta se sa ato të Bashkimit Europian. Zëdhënësja gjithashtu shprehet se e gjitha kjo vjen si pasojë e korrupsionit në ARRSH dhe Ministrisë të drejtuar nga Belinda Balluku, ndërsa inkurajon drejtësinë të veprojë për zbardhjen e këtyre aferave.
Karabina: Unaza e Madhe e Tiranës ka mbetur viktimë e korrupsionit të ministres Belinda Balluku dhe ARRSH
Data
