“Kush e di, e mbush shejtani”/ Sfida e parë e Shqipërisë në Euro2024 , ish-ministri Manjani ‘thumbon’ Ramën: Ja shihi atë të gjatin, është me Italinë

Data

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është një nga politikanët më aktivë në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” Manjani ka komentuar sfidën Shqipëri-Itali në kampionatin Europian që zhvillohet në Gjermani.

Manjani nuk ka kursyer as thumbimet ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.

“Një top i rrëmbyer në fillim dhe një aksion i mirë goli në fund të ndeshjes. Kaq ishte e gjithë statistika e krenarisë.

O sa mirë që filloi europiani, o hej”!

Postimi i plotë i Manjanit:

Po po, te goli më i shpejtë në histori e katandisët krenarinë mo?!

Ekipi i Shqipërisë ishte si pushkë zbori model 56 që duhet ti ruheshe se mos kot, kush e di, e mbush shejtani.

Një top i rrëmbyer në fillim dhe një aksion i mirë goli në fund të ndeshjes. Kaq ishte e gjithë statistika e krenarisë.

O sa mirë që filloi europiani, o hej!

Javën që vjen do ti ktheheni të gjithë tifozllëkut të skuadrave, për të cilët keni gjithë jetën që bëni tifo, o hej!

Ja shihni Atë të gjatin, është me Italinë, o hej!

Hajdeni o hajdeni në shtëpitë tuaja e kapni divanet para televizorëve o hej!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related