Gjykata e Apelit i hoqi logon e PD, zbardhen detajet nga mbledhja e Lulzim Bashës me strukturat, nga vijimi i betejës ligjore në Gjykatën e Lartë, te krijimi i një partie të re

Data

Lulzim Basha vuri dje menjëherë në lëvizje strukturat, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës. Për më shumë se dy orë, në selinë që deri tani njihej si selia e PD-së zyrtare Basha mblodhi anëtarët e Kryesisë. Edhe pse me një betejë të humbur, në dukje i qetë, para mbledhjes u kujdes të theksonte për mediat se nuk komenton vendimet e gjykatave dhe se për hapat e radhës do të konsultohet me strukturat. Por a do të jetë opsion një parti e re? “E thashë më parë nuk e komentoj vendimin e gjykatës kemi vendosur një standard të tillë. Hapat do t’i diskutojmë me kolegët. Do të jem në përputhje me angazhimi për ata qindra demokratë dhe synimi është largimi i qeverisë”, deklaroi dje Basha shkurtimisht para mediave. Sakaq një mesazh ia përcolli edhe demokratëve të tij që e kanë ndjekur e mbështetur në betejën e 2 viteve e gjysmë. “Nuk e kam ndjerë vetë ndryshe prej titujve dhe ofiqeve. Kam qenë Lulzim Basha para se të hyja në politikë jam Lulzim Basha sot dhe do të jem Lulzim Basha. Përkushtimi im është për një Shqipëri që meriton më shumë”, u shpreh Basha. Por në mbledhjen e thirrur me urgjencë, ata që deri më tani janë njohur si mbështetësit kryesorë të Lulzim Bashës, sagën që vazhdoi për më shumë se dy vite e gjysmë në dyer të gjykatave, kërkojnë ta vazhdojnë ende. Mësohet se anëtarët e Kryesisë kanë qenë të ndarë për këtë çështje, një prej të cilëve Azgan Haklaj kërkoi që betejën ligjorë ta vazhdojnë me një rekurs në Gjykatën e Lartë. Ndërsa përpara mbledhjes, deputetët Alibeaj dhe Kreshnik Çollaku deklaruan se do të respektojnë vendimin e gjykatës. Vendimi për vazhdimin e betejës ligjore, Lulzim Basha ka kërkuar që të merret pas një konsultimi edhe me anëtarët e partisë, ndërsa pas mbledhjes së kryesisë thirri me urgjencë edhe një takim me kryetarët e degëve.

Basha flet pas mbledhjes me krerët e degëve

Ndërkohë pas një takimi me krerët e degëve, Basha tha se në mbledhje është shprehur qëndrimi se vendimi i Apelit është i padrejtë dhe i pa bazuar në ligj. Ndërsa, tha se po shqyrtohet mundësia për rekurs në Gjykatën e Lartë. “Shqiptarët meritojnë të dinë se si PD dhe demokratët do jenë në gjendje të largojnë këtë qeveri. Nëse vendimet që marrin i shërbejnë kësaj ne do ecim para, por nëse përpiqen të na bëjnë pjesë të alibive për të mbajtur në këmbë pazare, te ne do gjejnë të njëjtin realitet politik, si në rastin e amnistisë kemi treguar se jemi krah njerëzve. Bashkë me kolegët e mi, kemi një përgjegjësi ndaj atyre  këtë betejë e bëjnë për vlerat e demokratëve, jo për vulë, karrige. Ky është një moment, konspiracionet që u kanë shitur se ky ka qenë bashkëpunim mes Ramës dhe PD, s’ka dhe s’ka patur kurrë. Jemi në një situatë ku duhen marrë vendime serioze. Partneritet ynë është me qytetarët, me drejtësinë e reformuar. Ne do marrim vendimet e duhura. Është standard nuk është retorikë. Ka pasur një ndjesi të përligjur të padrejtësisë së këtij vendimi. Nuk i tremben asgjëje fiktive, as logo, as vula, as karrigia s’të bën demokrat më të mirë dhe qytetar më të mirë. Po është hedhur ideja e rekursit, po konsiderohet. Se ka mendim që vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar në ligj. Kauza jonë nuk sjell rreth vetes ushtarë, vemje servilë, ushtria jonë është ushtria  e shpirtrave të shqiptarëve”, nënvizoi dje Basha para mediave.

Ja si e sulmonte Sali Berisha 3 vite më parë gjyqtaren që i dha vulën e PD

Kujtojmë se me vendim unanim, Apeli i dha sot vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, duke i dhënë fund sagës 30 mujore. Tre gjyqtaret, Alma Ahmeti Elona Toro Iliba Bezati, lënë në fuqi vendimin e “Zhukrit” duke i kaluar kështu partinë më të madhe opozitare në vend ish-kryeministrit. Sapo u shpall vendimi, Berisha nxitoi që të reagojë në një postim në Facebook, por kësaj radhe nuk pati asnjë sulm për drejtësinë, ndonëse në trupin gjykues ishte një prej gjyqtareve që Berisha e ka sulmuar 3 vite më parë, Iliba Bezati. “Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet”, shkroi Berisha lidhur me vendimin, por kësaj radhe që drejtësia vendosi në favor të tij, ish-kryeministri heshti, ndërsa alibia e tij dhe grupimit për komplot ndaj drejtësisë ra. Iliba Bezati ishte një nga gjyqtaret që votoi pro dhënies së vulës Berishës, por ja si e sulmonte ish-kryeministri atë 3 vite më parë. Në llogarinë e Berishës në Facebook, në një postim të datës 30 Prill 2021, Berisha nuk lë gjë pa shkruar për gjyqtaren IIiba Bezati. Bezati atë periudhë mbante postin e kryetares së Gjykatës së Apelit Vlorë dhe gjatë një vizite në Pazarin e Krujës me miket e saj, kishte vendosur kapele me yllin partizan të marrë nga stendat që shesin produkte artizanale. Por kjo foto mjaftoi që Berisha të sulmonte gjyqtaren, duke shkruar për të se po festonte kalimin e vettingut me yll të kuq në ballë. “Gjykateset qe kalojne vetingun, festojne fitoren e PS me yll te kuq ne balle! Kjo eshte IIiba Bezati Qirko, kryetare e gjykates se apelit vlore, kunata e famozes Pamela Balluku, motres se Ndrikull Grykesise apo Belinda Balluku. Iliba kaloi ne kundershtim me çdo ligj vetingun me urdher te Edi Rames dhe ndihmen e kunate Pameles”, shkruante Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related