Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, u takua dje me sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergei Shoigu, në Moskë, ku ndodhet për një vizitë dyditore. Qeveria e Serbisë tha në një njoftim se Vulini “shprehu kënaqësinë që do ta vazhdojë bashkëpunimin dhe partneritetin për sigurinë e dy vendeve”. Vulin është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë. Ai u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushko. Qeveria e Serbisë njoftoi se gjatë takimit me Grushkon, Vulini ka falënderuar Rusinë për “përkrahjen e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara” dhe votimin kundër Rezolutës për Srebrenicën. “Vizita e përsëritur e Vulin në Moskë dhe bisedimet me Sekretarin e Këshillit të Sigurimit, Sergej Shoigu, treguan se edhe pse ai është zëvendëskryeministër, ai në të vërtetë do të jetë ministër i Moskës dhe do të merret me opozitën në qeverinë neo-radikale të Vuçeviçit. që e çon Serbinë në izolim në vend që të anëtarësohet në BE”, tha Branko Miljush, anëtar i Kryesisë së Partisë për Liri dhe Drejtësi dhe deputet. Sipas tij, kjo do të thotë se Vulin do të vazhdojë të persekutojë opozitarët rusë që kundërshtojnë luftën dhe presidentin rus Vladimir Putin. Këtë e tregojnë edhe deklaratat e po të njëjtës dite të kryeministrit në detyrë Millosh Vuçeviç. “Unë besoj në marrëdhëniet tradicionale ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, të cilat bazohen në lidhjet historike, qëllimin e përbashkët për ruajtjen e shtetit të së drejtës, frymën e lirisë, pavarësinë dhe sovranitetin e të gjitha vendeve”, tha kryeministri serb Millosh Vuçeviç për RT Balkan.
Serbia nuk heq dorë nga Rusia, Vulin shkon në Moskë, ja çfarë fshihet pas vizitës së zëvendëskryeministrit serb
Data
