I dehur në timon përplasi një qytetar në Elbasan në 2023, SPAK pritet të hetojë deputetin e PD

Data

Gjykata e Posaçme vendosi t’i kthejë aktet SPAK për deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa për ta hetuar, lidhur me aksidentin e ndodhur më 13 mars të vitit 2023 në bulevardin ‘Qemal Stafa’ në Elbasan.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela, i cili shqyrtoi në seancën e kësaj të hëne (10 qershor) kërkesën e Gjykatës së Elbasanit, që shpalli moskompetencë lëndore për ccështjen e deputetit.

Sipas GJKKO, hetimet deri më tani janë bërë nga një prokurori jokompetente dhe do t’i kalojnë SPAK, duke qenë se Xhafa është subjekt që duhet të hetohet nga kjo prokurori.

Ndaj Qani Xhafës është ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Aksidenti u shënua në kohën kur Xhafa ishte kandidat për deputet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related