“Skandal në Onkologjik: Mungon medikamenti ‘Avastinë’, pacientët e kancerit e gjejnë vetëm në treg të zi”

Data

Gazetari Osman Stafa ka vijuar me denoncimet në lidhje me mungesën e medikamenteve në Spitalin e Onkologjikut për pacientët e diagnostikuar me kancer.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Stafa ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili thotë se në Onkologjik mungon edhe medikamenti “Avastinë”, medikament i cili sipas Stafës nuk gjendet në farmaci të hapura, pasi është medikament spitalor dhe atë e siguron vetëm Ministria e Shëndetësisë.

Ai thotë se ky medikament gjendet në treg të zi deri në 800 euro.

“Shikoni dramën! Tronditesh kur pacientët me kancer, të dëshpëruar kërkojnë medikamentin “Avastinë” nëpër farmacistë e Tiranës. Pra kjo kimio nuk gjendet në farmaci të hapura, pasi është medikament spitalore dhe atë e siguron vetëm Ministria e Shëndetësisë. Por spitali Onkologjik prej 2 javësh nuk e ka këtë medikament. 2 javë që pacientët me kancer nuk e marrin kimion.

Dhe në treg të zi flitet se kushton 800 euro. Çmenduri!!! Kryeministri i vendit Edi Rama, a kjo është pasaporta europiane për këta njerëz? Janë lënë në mëshirë të fatit. Të braktisur nga shteti e ministria. Kërkojnë të luftojnë për të fituar mbi kancerin, por ju po ia mohoni shpresën”, shkruan Stafa.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related