Ja çfarë po ndodh me dosjen e “21 Janarit”, zbardhet arsyeja pse SPAK nuk ka nisur ende hetimet që do të çojnë në burg Sali Berishën dhe zinxhirin komandues të Gardës që urdhëroi vrasjen e 4 protestuesve

Data

Gjykata e Lartë i kaloi Prokurorisë së Posaçme që më 12 mars kompetencën për të hetuar dosjen e ‘21 janarit’. Ky institucion pranoi rekursin e Raimonda Nikës, bashkëshortes së viktimës Aleks Nika, duke vendosur që dosja për “21 janarin” të hetohet nga Prokuroria e Posaçme dhe jo nga Prokuroria e Tiranës. Gjykata e Lartë e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj urdhëroi Prokurorinë e Posaçme që të tërheqë dosjen nga prokuroria e Tiranës dhe të rinisë hetimet. Por edhe pse kanë kaluar 3 muaj, SPAK bëri të ditur në programin e transparencës se në lidhje me regjistrimin e dosjes së 21 Janarit, nuk ka ende procedim penal, pasi është në pritje të dërgimit nga Gjykata e Lartë vendimin dhe fashikullin e gjykimit. Burime të gazetës pranë Gjykatës së Lartë mësuan se “ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në vonesa”, duke e mbajtur “peng” rihapjen e dosjes së 21 janarit për herë të parë nga SPAK.

Ja dosja që do të shkojë në tavolinën e SPAK

Gazeta “SOT”, po ashtu ka zbardhur dhe dosjen që do të marrë në duar SPAK, pasi Gjykata e Lartë të dërgojë vendimin dhe fashikullin e gjykimit. Provat që janë paraqitur për drejtësinë nga avokati Idajet Beqiri, i cili përfaqëson familjarët Nika janë: Berisha, me gojën e tij, me figurë, botërisht, ka pranuar gjithë skemën e organizimit të organizatës kriminale, të pozicionimit të secilëve prej anëtarëve të saj, të urdhrave që u dhanë.  SPAK duhet ta rijetojë si çështje, pasi ka prova direkte dhe indirekte, duke filluar me alibitë e Berishës për të fshehur veprimet e organizatës kriminale se vrasjet u bënë gjoja nga vetë protestuesit, me zhdukjen e serverave të Kryeministrisë me urdhër të ish këtij Kryeministrin, me urdhrin që Sali Berisha i dha policisë së Shtetit për të mos ekzekutuar vendimet e arrestimit të gardistëve që ekzekutuan me armë zjarri 4 të vrarë dhe dhjetëra të plagosurit në 21 janar, me alibinë e tij se këto vrasje u bënë për shkak të një grushti shteti që organizoi kundër tij, si Kryeministër, ish-president i Republikës, ish-prokurorja e Përgjithshme dhe kreu i opozitës shqiptare etj.

Strasburgu

Gjithashtu para gjykatës përmendet, vendimi i fundit i Strasburgut për Aleks Nikën, i cili thotë se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet. Pra, sipas tyre Strasburgu i dha një goditje tronditëse Sali Berishës dhe çetës së tij që zbatuan urdhrat për vrasjet në 21 janar. Gjykata kujton momentin kur Berisha doli e fliste për çadra pistoletë e thika me helm. Po ashtu përmend presionet ndaj Prokurores së Përgjithshme të asaj kohe Ina Rama. Ky vendim duhet që të vërë në lëvizje SPAK sipas familjarëve që të nisin hetimet e thelluara për të gjitha provat që përmend Strasburgu që nuk janë hetuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related