“Rama ka caktuar përfaqësues për të…”, Bardhi nuk përmbahet ndaj Nikollës: Më thotë ke shkelur etikën dhe ke cënuar figurën e kryeministrit

Data

Kryetari Grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi ka ‘shpërthyer’ ndaj Lindita Nikollës, duke e akuzuar këtë të fundit se është shprehur ndaj tij që është shkelur etika dhe cënuar figura e kryeministrit Edi Rama.

Ai ka shtuar më tej se Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur marrëdhëniet mes tij dhe krimit të organizuar.

Bardhi: Kryetarja e Kuvendit në rrëzimin e mocionit me debat, thotë se lufta ndaj krimit të organziuar është çështje që nuk bën pjesë në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Më thotë se ke shkelur etikën dhe ke cënuar figurën e kryeministrit. Por kërkesa jonë nuk kërkoi debat me kryeministrin. Edi Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur marrëdhëniet mes tij dhe krimit të organizuar. Ergys Agasi kordinator i Edi Ramës me krimin. Ju deputetët e PS përshpërisni në kafet e Kuvendit si Arben Ahmetaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related