Ja si oligarku Klodian Allajbeu po fut në xhep miliona euro pa bërë asgjë me “bekimin” e Beqajt dhe Manastirliut, paratë e taksapaguesve shqiptarë kanë avulluar përmes kompanisë që i ka rrënjët në një kioskë në Berat, pse nuk ndërhyn SPAK?

Data

Kohët e fundit në vendin tonë çdo ditë e më shumë po flitet për oligarkët. Por çfarë do të thotë fjala oligark? Sipas “Oxford English Dictionary”, “oligark” do të thotë “një lider shumë i pasur biznesi, me shumë influencë në politikë dhe që pasurohet duke i bërë ndere politikanëve.’’ Oligarkët janë një fenomen shumë e zakonshëm në Rusi, aq sa fjalori i Oksfordit bëri një shtesë për shpjegimin e fjalës oligark duke shkruar: “Veçanërisht në Rusi”. Edhe në vendin tonë po ndihet prania e oligarkëve. Sipas disa të dhënave të  edhe në vendin tonë ka oligarkë. Midis tyre renditet emri i Klodian Allajbeu, i cili deri në vitin 2007 kishte një pasuri modeste, por sot në bazë të atyre që tregojnë bilancet dhe dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit ka një pasuri që kap vlerën e miliona eurove. E kjo ka ndodhur falë spitaleve private dhe koncesioneve të përfituara nga qeveria e majtë.

Si ka futur në xhep miliona euro pa bërë asgjë?

Ka shumë denoncime dhe investigime mbi pasurinë e dyshimtë të vendosur nga Allajbeu, por Prokuroria e Posaçme ende nuk ka ndërhyrë. Gazetari Adriatik Doçi në një prej denoncimeve ka zbuluar se Allajbeu fut në xhep 1 milionë euro pa bërë asgjë me ‘bekimin’ e Beqjas dhe Manastirliut. Ai përmend në këtë mes koncesionin e hemodalizës përmes kompanisë “DiaVita”, që i ka rrënjët në Berat, por sipas tij, pas saj qëndron oligarku Klodian Allajbeu. “Vijoj të besoj se në vend të Saimir Tahirit sot duhet të ishin në burg Ilir Beqja dhe Ogerta Manastirliu për kalimin e qindra milionë eurove para publike në llogaritë e një çete klientësh. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se oligarku Klodian Allajbeu, i cili financon në mënyrë të kamufluar Shkëlzen Berishën e non-gratës, ka marrë të paktën 1 milionë euro nga paratë publike, pa bërë asgjë, përmes koncesionit të dyshimtë me vlerë 80 milionë euro për e shërbimin e hemodializës, për të sëmurët nga veshkat. Paratë kanë avulluar përmes kompanisë “DiaVita”, e cila i ka rrënjët në një kioskë në Berat, por që kamuflohet deri në Holandë dhe parajsa fiskale. Pas ‘DiaVita” qëndron oligarku Klodian Allajbeu, një nga sfidat më të mëdha të SPAK-ut dhe shtetit ligjor në Shqipëri. KLSH ka konstatuar se kompania e Allajbeut i ka përfituar paratë pa ka kryer asnjë shërbim, falë qëndrimit pasiv të ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe më pas të pasardhëses së tij, Ogerta Manastirliu. Në këtë operacion përvetësimi të parave publike. Veprimtaria grabitqare e Klodian Allajbeu vijon prej të paktën 15 vitesh dhe shtrihet në disa sektorë, që nga tendenca për monopolizimin e tregut të spitalit privat, zaptimin e ambienteve të Spitalit Ushtarak në funksion të Spitalit Amerikan, koncesione dhe tendera klienteliste në shëndetësi me vlerë qindra miliona euro, kapjen e shërbimeve të caktuara shëndetësore të cilat duhet të ofroheshin nga sektori publike, monopolizim të tregut Agro-Ushqimor të Tiranës përmes kompanisë EKMA etj. Dhe ju çuditeni që Allajbeu paguan Baton Haxhiun me pagë 18 milionë lekë në muaj si drejtor i marketingut në Spitalin Amerikan. Ai paguan në të gjithë krahët”, shkruan Doçi ndër të tjera.

Denoncimet e KLSH për hemodializën

Gjithashtu KLSH ka nxjerrë shpesh herë skandalet për koncesionin e hemodializës. Ky institucion nuk është mjaftuar vetëm me rekomandime dhe masa për institucionet e audituara, por ka bashkëpunuar dhe me institucionet ligj-zbatuese, si Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe prokuroritë e shkallës së parë duke vënë në dispozicion auditime të ndryshme në shërbim të hetimeve që këto organe kanë hapur. KLSH në raportin e fundit ka nxjerrë problematika në menaxhimin e fondeve publike nga institucionet shtetërore, shkelje ligjore në tendera, mungesë monitorimi në zbatimin e kontratave koncensionare, mungesë realizimi të investimeve publike, etj.. Koncensionet në sektorin e shëndetësisë vijojnë të jenë problematike, ku sipas KLSH-së vazhdojnë të bëhen pagesa për shërbime të pakryera. Për koncesionin e kontrollit mjekësor bazë (Check-up) janë kryer pagesa për shërbim të pakryer për 20172 raste me një kosto në shumën 31 milionë lekë pa TVSH. Edhe për koncesionin e hemodializës, pagesat e koncesionarit nuk kryhen për shërbim të kryer, por për shërbim të faturuar, i cili përfshin likuidimin e rasteve të pakryera ose shprehur ndryshe nën projeksion vjetor. Pagesat për shërbim të pakryer për këtë koncesion llogariten në 99 milionë lekë. Për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore, rezulton se në më shumë se 24 mijë raste janë përdorur sete të ndryshme për të njëjtën tipologji kirurgjikale. Probleme janë konstatuar dhe në zbatimin e koncesionit të shërbimit laboratorik, ku sipas KLSH-së, kufizimet  e tavanit buxhetor të secilit spital rrezikojnë ofrimin e analizave laboratorike sipas nevojave spitalore.  KLSH konstaton se “…kjo sjell për pasojë drejtimin e pacientëve në marrjen e këtij shërbimi tek subjektet private, me kosto shtesë për qytetarët, si dhe përkeqësim të shëndetit nga moskryerja në kohë e analizave përkatëse”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related