Moti i keq ‘bën kërdinë’ në Itali, mbyt jahtin me 22 persona në bord, 7 prej tyre rezultojnë të zhdukur

Data

Për shkak të motit të keq në Palermo të Italisë një jaht me 22 persona në bord është mbytur, ku 7 prej tyre rezultojnë të zhdukur ndërsa 15 janë shpëtuar.

Sipas mediave italiane në mjetin lundrues kishte shtetas kryesisht britanikë, një nga Zelanda e Re, një nga Sri Lanka, dy anglo francezë dhe një irlandez.

Një fëmijë një vjeç ishte në mesin personave të shpëtuarve dhe u dërgua në një spital për fëmijë në Palermo për trajtim.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për gjetjen e personave të zhdukur. Në ndihmë është edhe një helikopter, i cili po kontrollon nga lart zonën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related