E besuara e familjes Berisha jashtë garës për vakancat në KLP e KLGJ, Bardhi i del në mbrojtje dhe akuzon sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit se manipuloi procesin

Data

Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve” zhvilloi dje një seancë dëgjimore me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj. Gjonçaj në raportin e tij u shpreh se, janë kryer të gjitha verifikimet që kërkon ligji për kandidatët që kanë shprehur interes për të qenë anëtarë të KLP-së dhe KLGJ-së. Ai theksoi se pas verifikimeve të kryera për Këshillin e Lartë Gjyqësorë, sipas vlerësimit të Sekretarit të Përgjithshëm janë të kualifikuar 8 kandidatë dhe janë skualifikuar 6 kandiatë. Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë kualifikuar 6 kandidatë dhe nuk janë kualifikuar 4 kandidatë. Për kandidatët e kualifikuar është kryer vlerësimi i kriterit moral dhe profesional, tha më tej Gjonçaj. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit më pas ka paraqitur vlerësimin e tij për kandidatët e kualifikuar. Pas raportimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, ka ndërhyrë në proces duke skualifikuar në shkelje të kritereve kandidatët. Bardhi ka hedhur dyshime për një proces jo të drejtë në verifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve nga radhët e avokatisë. Sipas tij Sekretari i përgjithshëm Genc Gjoncaj ka skualifikuar pa të drejtë 6 kandidatë. Bardhi mori në mbrojtje të përjashtuarit nga lista, mes tyre edhe të besuarën e familjes Berisha Entela Shehaj (Memishaj). Kjo e fundit u kandidua nga avokatja e familjes Berisha, Erinda Ballanca. “Çmoj që ky kriter është i aplikuar gabim nga sekretari i përgjithshëm. Nga radhët e pedagogëve nuk ka më vakancë dhe në atë garë të mëhershme nuk është kualifikuar. Albana Tushe, ka një periudhë shumë të shkurtër që nuk ka paguar sigurimet shoqërore dhe sekretari i përgjithshëm e konsideron si një shkëputje nga periudha e ushtrimit të avokatit dhe nuk është ndjekur i njëjti shembull me të tjerët”, deklaroi dje Bardhi në Komisionin e Ligjeve. Nënkomisioni gëzon kompetencën për të rikthyer në garë kandidatët e skualifikuar me 4 vota, ndërsa votimi për listën përfundimtare do të kryhet të premten. Entela Shehaj (Memishaj), është e besuara e familjes Berisha. Memishaj u skualifikua për mosplotësimin e kriterit të vjetërsisë në profesionin e juristit për 15 vite. Shqiptarja.com zbuloi se emri i Entela Shehajt është i lidhur direkt me atë të Ismail Mulletit, biznesmeni i njohur për lidhjet e shumëfishta me Partinë Demokratike, dhe që nga dokumentet rezulton se i ka paguar në 2008 plot 350.000 euro Shkelzen Berishës për një aferë imobiliare shumë të dyshimtë. Personazhi kyç, me anë të cilit Mulleti i ka dhënë si bakshish Shkëlzen Berishës, në dy pagesa, 200 mijë euro dhe 150 mijë euro, është pikërisht Entela Shehaj Memishaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related