Albin Kurti: Kemi probleme me Serbinë, s’po na njeh pavarësinë dhe s’i pranon krimet e luftës nga Millosheviçi

Data

Kryeministri Albin Kurti ka folur nga Turqia për problemet që Kosova ka me Serbinë, ku ka thënë se kjo e fundit nuk i pranon krimet e kryera nga Millosheviçi. Kreu i qeverisë ka thënë se Kosova nuk do të heshtë dhe do të kërkojë drejtësi për viktimat. “Me Serbinë kemi probleme për shkak se nuk po na e njohin pavarësinë dhe nuk po i pranojnë krimet e kryera nga Millosheviçi, që janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocidale. Ne asnjëherë nuk do ta heshtim këtë dhe gjithmonë do të kërkojmë drejtësi për viktimat. 10 mijë civil të paarmatosur, të pambrojtur, na i kanë vra. 1133 fëmijë na i kanë vra para 25 viteve, 20 mijë gra e vajza janë të dhunuara. Ata i mohojnë këto gjëra dhe përveç kësaj nuk duan ta pranojnë ekzistencën e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur, sovran, demokratik që është kampion në Ballkan sa i përket progresit të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, pohoi Kurti. Nga ana tjetër, dje në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekonomik Turqi-Kosovë, Kurti tha se janë dy fusha ku Kosova do që t’i fuqizojë raportet mes dy shteteve që u quajtën të shkëlqyera në nisje të kësaj ngjarjeje. Kurti ka çmuar raportin mes dy vendeve, teksa ka shpalosur të arriturat ekonomike të vendit. Ai ka theksuar se marrëdhëniet mes dy kombeve kanë rrënjët në respekt të thellë dhe vazhdojnë edhe më tej të krijojnë mundësi të bashkëpunimit. “Turqia ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, duke treguar marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve. Ky është një testament i angazhimit të Turqisë”, ka thënë Kurti. Ai ka përmendur rritjen e dyfishtë të investimeve ekonomike, faktin që Kosova ka borxhin publik më të ulët dhe e ka cilësuar vendin të pozicionuar në “zemër të Ballkanit si udhëkryq mes Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut”. “Ka dhjetëra kompani këtu në Turqi që janë nga Kosova dhe duke qenë pjesë e Asociacioneve të ndryshme dhe bashkëpunimeve të ndryshme e ku Kosova iu ofron investitorëve turq. Kosova është e vendosur në zemër të Ballkanit, si një udhëkryq mes Evropës, Lindjes se Mesme dhe Afrikës së Veriut”, tha Kurti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related