Investigimi i ‘Rai 3’, Boçi ‘shpërthen’ në akuza ndaj kryeministrit: Nxori në pah dhe lidhjet e krimit me politikën dhe korruptimin e faktorit ndërkombëtar

Data

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka komentuar publikimin emisionit të radhës të Rai3, ku u aludua se qeveria Rama ka lidhje të forta me botën e krimit dhe korrupsionit.

Boçi i ftuar në një emision televiziv, tha se investigimi i RAI3 nxori në pah dhe lidhjet e krimit me politikën por edhe korruptimi i faktorit ndërkombëtar nëpërmjet kompanive të cilat përfitojnë para publike.

“Investimi i parave të pista në Shqipëri ka ndodhur si në sektorin e ndërtimit por edhe në blerjen e votës për të manipuluar zgjedhjet. Blerja e votës është bërja e pushtetit dhe ka ndjekur dhe linjën e korruptimit të ndërkombëtarëve qoftë në bonuset e drejtpërdrejta por edhe në benefite për kompanitë e tyre që operojnë në Shqipëri.

Kjo u pa dhe nga sekuencat e emisionit të djeshëm ku ka një lidhje shumë të ngushtë midis tendencës për ti korruptuar nëpërmjet benefiteve. Nëse merremi konkretisht me atë që u tha mbrëmë u zgjidh dhe një rebus se përse Olta Xhçka u mbrojt fuqishëm nga Rama, pasi në emision doli e qartë se burri i Xhçkës, Artan Agaçi ishte i lidhur me djalin e një zyrtari të lartë në Itali.

Filiali i një politikani të lartë italian i hapur në Shqipëri që merrej me prodhimin e kriptomonedhave. Ka një heshtje të çuditshme me atë që ndodh në Shqipëri dhe nga faktori ndërkombëtar ndërkohë që alarmet kanë kohë që kanë rënë ku mediat ndërkombëtare e kanë vënë gishtin në kriminalitetin dhe lidhjen e krimit me politikën“, tha Boçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related