Pabesia e Gazment Bardhit kundër Sali Berishës për të ndryshuar Reformën në Drejtësi sipas modelit amerikan, ja kushti i Rithemelimit për t’u bërë pjesë e komisionit të posaçëm anti-korrupsion

Data

Edhe pse bën sikur është kundër, nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi është pjesë e nismës së Partisë Socialiste për të ndryshuar reformën në drejtësi sipas modelit amerikan. Pak ditë më parë, PS prezantoi rezolutën e saj anit-korrupsioni. Këtë draft ajo e bëri publike dhe ndërkohë e ndau edhe me partnerët ndërkombëtarë. Por këta të fundit i bënë disa ndryshime dokumentit të socialistëve dhe sot që flasim Komisioni i Posaçëm antikorrupsion i votuar këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë nga mazhoranca synon të ndryshojë reformën në drejtësi, duke prekur ligje që janë votuar me 3/5 sipas modelit të sugjeruara nga aleatët ndërkombëtarë. Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zbuloi kulisat dhe tradhtitë që Gazment Bardhi po i bën ish-kryeministrit Sali Berisha pas krahëve. Manjani ka nxjerrë zbuluar deputetin Gazment Bardhin, duke u shprehur se është në dijeni të sekreteve të komisionit të posaçëm që synon të thërrasë në apel institucionet. Madje Manjani është shprehur se nuk është e rastësishme që në të gjitha këto komisionet që ngre Rama është Bardhi anëtar. “Kanë ndërhyrë mbi 4 ligje të drejtësisë. Edhe mbi ligjin për SPAK. Gjoja nuk e preknin këta ligjin për SPAK. Meqë më pyete se çfarë është komisioni, është ligji i legalizimit, Aluiznit i pisllëqeve të bodrumeve të Parlamentit komunist të Shqipërisë. A ka nevojë të preket sistemi i drejtësisë? Po, por të përmirësohet. Ka nevojë për një gjykatë mbi palët, për një gjykatës të përjetshëm në detyrë. Ka shumë vend për ndërhyrje dhe këto duhen bërë në transparencë, në konsultime politike. Këtu gjysma e deputetëve të PD nuk dinë gjë fare çfarë bëhet. Ka një grup që përfaqësohet nga Gazment Bardhi që është në dijeni të këtyre sekretllëqeve dhe Bardhi ka barrën të thotë di apo nuk di gjë. Nuk është e rastësishme që në të gjitha këto komisionet që ngre Rama është Bardhi anëtar. Ajo është vendosur në bodrum për ta bërë fakt të kryer, siç u bë edhe Reforma në Drejtësi”, deklaroi ai.

Prapaskenat

Më tej juristi Ylli Manjani theksoi se Komisioni i Posaçëm antikorrupsion i votuar nga mazhoranca synon të ndryshojë reformën në drejtësi duke prekur ligje që janë votuar me 3/5. Sipas tij, gjithçka po bëhet nga mazhoranca në fshehtësi të plotë dhe me kontributin e SHBA dhe BE. Megjithatë ish-ministri Manjani është shprehur kategorikisht kundër ngritjes së Komisionit të Posaçëm anti-korrupsion, pasi sipas tij, është kapje e drejtësisë nga qeveria dhe ndërhyrje në ligjet me 3/5. “Fatmir Xhafaj është duke e ndryshuar sot reformën në drejtësi në mënyrë sekrete dhe me kontributin e BE dhe ambasadës amerikane në mënyrë të fshehtë, ka komente mbi projektligje, skandal, turp e faqe zezë. Bëjnë ligje fshehtas për t’i bërë fakt të kryer, këta që thonë s’e prekin reformën, e kanë prekur. Këto lloj enturazhesh diplomatike i shërbejnë ligjeve të fshehta. Sot parlamenti… është dokumenti si BE ka bërë komente mbi pr/ligje, ku janë pr/ligjet? Ne s’dikemi gjë e di BE, Fatmir Xhafaj i ka bërë ato ligje, dhe komisionin e kanë bërë si ALUIZNI për të legalizuar pisllëqet që kanë bërë fshehtas, preken ligje me 3/5 dhe ne nuk e dime, deputetët nuk e dinë, i kanë bërë fshehtas”, nënvizoi Manjani.

Reagon Rithemelimi

Por në kushtet kur Gazment Bardhi po bënë “pisllëqe” pas shpinës së Sali Berishës, ky i fundit ka nxjerrë në skenë besnikët e tij, të cilët i kanë kërkuar Edi Ramës të bëhen pjesë e pazarit të tij.  Kaq qenë deputeti i Rithemelimit të Berishës, Luan Baçi, i cili ka kushtëzuar bashkëpunimin me mazhorancën për komisionin e posaçëm antikorrupsion, vetëm në rast se ngrihet një qeveri teknik. Teksa ishte i ftuar në një media, deputeti Baçi theksoi se kërkon një qeveri teknike 6 muaj para zgjedhjeve, në të kundërt, theksoi ai, opozita nuk duhet të ketë asnjë lloj marrëveshje me Ramën. “Ka patur diskutime, ka patur mendime që të bëjmë edhe ne propozime, rezoluta, por mbi të gjitha ka qenë edhe një propozim i imi që kam thënë se do bija dakord me një komision të posaçëm antikorrupsion, të ngrihet një qeveri teknik dhe atëherë ne i hapim rrugë çdo lloj lëvizje. Një qeveri teknike 6 muaj para zgjedhjeve. Nëse nuk ka një qeveri teknike, opozita nuk duhet të ketë asnjë lloj marrëveshje me Edi Ramën e këtë mazhorancë”, deklaroi Baçi. Sakaq edhe deputeti i Rithemelimit, Edi Paloka teksa ishte i ftuar në një media, theksoi se qeveria teknike është një kusht i opozitës dhe jo pazar. “Nëse dikush e ka seriozisht dhe ky nuk është Rama, por flas për ndërkombëtarët atëherë një qeveri teknike të bëjmë zgjedhje të lira në këtë vend. Ky nuk është pazar është një kusht. Nëse duam të arrijmë këtë qëllim të luftojmë korrupsionin dhe të përgatisim Shqipërinë për në BE janë këto hapa. Nëse ka seriozitet, atëherë është kjo rruga dhe jo ngritja e një komisioni farsë. Zgjidhja është qeveria teknike lejimi i zgjedhje të lira në këtë vend dhe qeveria që do të dalë do të realizojë të gjitha këto hapa e qëllime dhe këtë s’mund ta bëjë Rama se kur ka kapur të gjitha institucionet , po i dalin faktet krimi dhe korrupsioni kanë vetëm një kokë Edi Ramën. Me Ramën të thuash po luftojmë korrupsionin. Nuk arrihet nëpërmjet një komisioni. Që të arrihet ai qëllim, lufta kundër korrupsionit e krijimi i kushteve për në BE bëhet me këto hapa”, deklaroi Paloka.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë të enjte me 74 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Ky komisioni mori vetëm votat e mazhorancës, ndërsa shumica e demokratëve nuk morën pjesë në votim. Ndërsa kundër votuan Ervin Salianji, Lindita Metaliaj, Ilda Dhori, Elda Hoti, Agron Shehaj dhe Albana Vokshi. Seanca parlamentare është shoqëruar me debate pasi opozita është shprehur kundër ngritjes së këtij komisioni. Kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha e ka quajtur atë një manovër elektorale. Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit. Edhe pse opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, parashikohet që Komisioni të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related