“Hajnia lejohet deri në pleniumin e ardhshëm”, ironia e juristit të njohur, krahason Ramën me ish-diktatorin Hoxha

Data

Jurisiti Ylli Manjani ka komentuar seancën parlamentare të mbajtur të hënën që lamë pas.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” Manjani ka krahasuar parlamentin aktual me atë të kohës së komunizmit duke lënë të nënkuptojë se kryeministri Edi Rama është njësoj si ish-diktatori Enver Hoxha.

Postimi i plotë i Manjanit:

Parlamenti është bërë fiks si pleniumet e Partisë së Punës. Mblidhen shoqet e shokët aty dhe miratojnë rezoluta, ashtu siç ua thotë udhëheqësi.

Sot rezoluta e tyre thotë:

“Për çështjen e luftës kundër korrupsionit, as të mos shpejtohemi e as të mos ngelim në vend…” (Enver Hoxha 2.0)

Ndërkohë hajnia e çdo qindarke para apo pasuri publike, si dhe e pronës private lejohet deri në pleniumin/parlamentin e vitit të ardhshëm.

Hajninë nuk e zë kjo rezoluta e korrupsionit.

Të rrojë partia!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related