Raporti vjetor, deputeti demokrat akuza të rënda ndaj INSTAT: Mospublikimi i Censit tregon frikën nga realiteti i hidhur

Data

Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave është diskutuar për raportin vjetor të INSTAT. Deputeti demokrat, Arbi Agalliu, ka kërkuar sqarim për mos publikimin e censusit, që sipas tij tregon edhe njëherë frikën nga realiteti i hidhur.

Në postimin në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, Agalliu shprehet se ngriti dhe dy shqetësime në Komision ndaj drejtuesve të INSTAT, pasi ka disa vite që nuk kryejnë anketa të rëndësishme dhe largojnë nga puna profesionist të statistikave.

Postimi i plotë i Agalliut:

Sot në “Komisionin për Ekonominë dhe Financat” diskutuam mbi raportin vjetor të INSTAT!

Mos publikimi i cencusit tregon edhe njëherë frikën nga realiteti i hidhur. Largimi masiv i shqiptarëve dhe gjendja e rënduar ekonomike është realiteti sot i Shqipërisë.

Mos kryerja prej disa vitesh e disa anketave të rëndësishme si psh “Struktura e të ardhurave nga puna”, “Kostot e punës”, “Arsimi i të rriturve” si dhe vonesa në publikimin e treguesve kryesorë si “Prodhimi i Brendshëm Bruto”, “Të dhënat demografike” apo dhe “Anketa strukturore pranë bizneseve”, tregon tentativën për të sfumuar realitetin.

Po kështu largimi nga puna i shumë profesionistëve nga INSTAT tregon presionin që ushtrohet për të deformuar të dhënat që publikohen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related