Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Sali Berishës kundër vendimeve të Gjykatave të Posaçme, që i refuzuan lejen për të marrë pjesë në Kuvend.
Avokati Romeo Kara i ftuar në një emision televiziv tha se ish-kryeministri Berisha nuk ka respektuar vendimet e gjykatave dhe se ka shkelur arrestin disa herë.
“Është e pritshme. Duke marrë parasysh që Berisha nuk ka respektuar vendimin e gjykatës. Është një gjendje e krijuar nga vetë ai.
Për mua e ka shkelur arrestin disa herë. Nuk është normale që të ligjërojë me megafon duke prishur qetësinë publike nga kati i shtatë. Mund të mos i digjet mandati, ha diskutim. E para se nuk është se nuk ka shkuar me vetëdije, dhe që nuk është dënuar. Kur nuk shkon në Parlament për më tepër se 6 muaj përjashtohet, jo kur nuk e lënë.”, tha ai.
