Martesa e dy vajzave tek tarraca e bashkisë, deputeti Rithemelimit Boçi: Sulmi ndaj familjes ka kohë që ka nisur, këto nisma…

Data

Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi ka komentuar në një program televiziv edhe martesën e së njëjtës gjini të celebruar në bashkinë e Tiranës ditën e djeshme.

‘Besojmë tek familja. Kemi denoncuar çdo politikë që diskriminon familje. Ky sulm ka kohë që ka nisur. Jo thjesht kjo e bashkisë Tiranë, por edhe propozime ligjore. Që nga prindi 1 prini 2, surrogacia, birësimi i fëmijëve nga prindër të së njëjtës gjini. Nuk duhet të ngatërrojmë diskriminimin me promovimin e modeleve. Konstitucioni shpirtëror i yni është tradicional. Jemi për mos diskriminim. Godet në zemër familjen dhe shoqërinë, e bjerr shoqërinë. Ka një rezistencë shumë të madhe. Mos të ngatërrojmë fjalën konservator me fjalën arkaizëm. Jemi konservator të parimeve të larta në mbajtjen drejt të kombit’, tha Boçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related