Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim një ish-zyrtar i lartë i policisë në Lezhë dhe dy të tjerë

Data

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacioni e SPAK. Mësohet se është shpallur në kërkim një ish zyrtar i lartë i policisë në Lezhë, një oficer dhe një ish specialist i forcave RENEA.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta bëhet fjalë për Ergert Mitrin, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Jashari dhe Altin Morinën ish efektiv i RENEA.

Ndërkohë, Erigert Mitri aktualisht mban postin e specialistit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.  Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri thekson se lufta kundër krimit të organizuar është e pandalshme dhe po jep rezultate.

“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”, shkruan ministri i Brendshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related